Lajme
Hospitalizimi në shtëpi po fiton terren në Zvicrën frankofone
Kujdesi mjekësor në shtëpi po zhvillohet gjithnjë e më shumë në kantonet gjermanishtfolëse të Zvicrës dhe po fillon të përhapet edhe në zonat frankofone. Ky model synon të lehtësojë presionin mbi spitalet dhe të mbështesë rikuperimin e pacientëve në mjedisin e tyre familjar.
Si alternativë ndaj trajtimit akut spitalor, ky qasje është e përshtatshme për pacientë me gjendje të qëndrueshme, të cilët mund të monitorohen në distancë. Pas trajtimit fillestar në urgjencë, disa pacientë mund të vazhdojnë kujdesin në shtëpi nën mbikëqyrje mjekësore.
Në praktikë, një pacient 73-vjeçar me sëmundje kronike të mushkërive mund, pas stabilizimit, të kthehet në shtëpi me një aparat oksigjeni dhe sistem monitorimi në distancë. Ai përfiton vizita të përditshme nga mjeku dhe infermierja, transmeton albinfo.ch.
Një model që po zgjerohet, por ende po testohet
Ky model mbetet i kufizuar: nuk përfshin kirurgji ose kujdes intensiv. Shoqëria Zvicerane për Hospitalizimin në Shtëpi, e themeluar në 2023, synon të përshpejtojë implementimin e tij. Studimet tregojnë se kjo qasje redukton komplikacionet dhe shpejton rikuperimin në shtëpi.
Tashmë i aplikuar në disa kantone gjermanishtfolëse, sidomos në Cyrih, programi po zgjerohet gradualisht në Zvicrën frankofone. Projekte ekzistojnë në rajonin Jura Arc, dhe të tjerë pritet të zhvillohen gjatë këtij viti në kantonet Vaud dhe Wallis.
Çështja e financimit mbetet ende e pazgjidhur. Aktualisht, shpenzimet ndahen mes kantoneve dhe sigurimeve brenda kuadrit të projekteve pilot. Një model i qëndrueshëm duhet të përcaktohet për të mundësuar zbatimin e gjerë të këtij kujdesi.
E-Diaspora
-
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u... -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi
Jeta në Zvicër
-
Stuhia goditi masivisht Cyrihun, raportohet për dëme materiale Një stuhi e madhe e ka goditur Cyrihun pasditen e sotme duke shkaktuar dëme të konsiderueshme... -
Populli do të votojë në një referendum për pagat minimale kantonale -
Ku lejohet larja në shatërvanë në Zvicër? -
TVSH-ja do të rritet për të financuar pagesën e 13-të të pensionit zviceran -
Qeveria zvicerane dëshiron të forcojë furnizimin me ilaçe












