Kosova
Hoti thotë se nuk është vendosur nëse do të lejohen dasmat dhe ahengjet
Qeveria e Kosovës ende nuk ka vendosur për një gjë të tillë.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka njoftuar se Qeveria e Kosovës ende nuk ka marrë ndonjë vendim nëse do të lejohen ose jo mbajta e ahengjeve dhe dasmave, përcjell albinfo.ch.
Ai gjithashtu ka treguar se përfaqësues të estradës dhe hotelerisë do të takohen me ministrin e Shëndetësisë për të diskutuar nëse ekzistojnë kushtet e duhura për t’u lejuar mbajtja e tyre.
Deklarata e plotë e Hotit:
“Qeveria e Kosovës ende nuk ka vendosur për lejimin e dasmave dhe ahengjeve. Më datën 1 korrik përfaqësuesit e estradës dhe hotelerisë do të takohen me ministrin e Shëndetësisë për të vlerësuar nëse ka kushte që të zhvillohen aktivitete të tilla.
Të gjitha masat lehtësuese që janë ndërmarrë deri më tani, janë duke u monitoruar nga afër dhe po vlerësohen vazhdimisht nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe Ministria e Shëndetësisë.
Prandaj, kërkohet nga qytetarët që të tregojnë kujdes dhe t’i respektojnë masat. Në të kundërtën, në rast të përkeqësimit të situatës, prioritet mbetet jeta e qytetarit dhe do të fillojmë me aplikim të masave të reja për mbrojtje nga përhapja e virusit”, ka përfunduar Hoti./albinfo.ch
E-Diaspora
-
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë Me mbi 1000 pjesëmarrës të regjistruar, në Tiranë u mbajt Kongresi i 27-të i Federatës së... -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina Anëtari zviceran i ekuipazhit të anijes turistike MV Hondius, e prekur nga një epidemi hantavirusi, ka... -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore -
Shpenzimet për turizëm vazhdojnë të rriten -
Kafshimi i gjarprit: Sa i rrezikshëm është në të vërtetë në Zvicër? -
Vala e të nxehtit ushtron presion mbi bujqësinë













