Kosova
Hoti: Kosova mund të mbyllet për festa
Vendi mund të mbyllet gjatë festave të fundvitit në një përpjekje për të frenuar përhapjen e COVID-19, kështu ka paralajmëruar kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.
Në një postim në mediat sociale, Hoti thekson se në të gjithë vendet po merren masa shtesë dhe Kosova nuk do qëndrojë pas në këtë aspekt.
“Tani, në prag të festave, jemi para një rreziku të përhapjes së infeksionit për shkak të lëvizjeve të mëdha të qytetarëve që ndodhin në kohë festash. Të gjithë po e shohim trendin në rritje në BE dhe rajon, ku disa vende janë mbyllur plotësisht. Kjo nënkupton se për disa javë edhe tek ne rastet do të rriten”, shkruan Kryeministri.
Ai ka kërkuar mirëkuptim nga qytetarët dhe institucionet që të zbatohen masat dhe të mos rrezikohet një përhapje masive e COVID-19.
“Kam kërkuar që sot menjëherë të ndërmerren masat në vijim: Të gjitha institucionet publike të ndalojnë çfarëdo organizimi për fundvit që i bëjnë zakonisht për punonjësit e institucioneve. Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Punëve të Brendshme do të përgatisin urdhëresën për këtë qëllim”, thekson ai.
Në fund kërkon që të gjithë te festojnë me familjet e tyre dhe të shmangen grumbullimet sepse kështu rrezikojmë jo veten, por dhe të tjerët.
E-Diaspora
-
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih Besimtarët shqiptarë festojnë Fitër Bajramin në Cyrih me mesazhe paqeje... -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA -
Itali
Vdes shqiptari në Itali, dyshohet se u hodh vetë para trenit -
Remitencat drejt Kosovës arrijnë 1.4 miliardë euro në vitin 2025, Gjermania dhe Zvicra kryesojnë -
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin
Jeta në Zvicër
-
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih Besimtarët shqiptarë festojnë Fitër Bajramin në Cyrih me mesazhe paqeje... -
Revolucioni diellor evropian nisi në Zvicër? -
Stacioni më i lartë kërkimor në Evropë ndodhet në Zvicër? -
Linja e re e trenit të natës Cyrih–Bruksel nis në shtator -
Rreziku nga erërat e forta në teleferikë: Çfarë tregoi aksidenti në Engelberg















