Kosova
Hoti: Thaçi duhet të ndalet nga kuvendi ose qytetarët
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka kërkuar që Presidenti Thaçi të ndaloj së dialoguari me Serbinë pasi që nuk ka mandate.
“Askush nuk ka mandate të dialogoj për territorin e Kosovës, ndërkaq Thaçi nuk ka mandate as të zhvilloj dialog me Serbinë. Ai duhet të ndalet nga Kuvendi ose nga qytetarët”, ka shkruar Hoti.
Ai madje ka kritikuar edhe kryeministrin Haradinaj.
“Një kryeministër I dobët politikisht, që merret vetëm me punë të brendshme për interesa të ngushta politike dhe me popullizëm të dëmshëm për stabilitetin ekonomik dhe social të vendi, e ka sjellë Kosovën në pozitën më të keqe në mardhëniet me jashtë në dhjetë vitet si shtet i pavarur”, ka shkruar tutje Hoti.
Sipas Hotit, skena politike duhet të jetë e unifikuar në veprime e jo në deklarimë për të ndaluar Thaçin të hyjë sic tha Hoti nëpër pazare për Kosovën.
“AAK e Nisma duhet të tregojnë vendosmëri për të ndaluar Thaçin përmes Kuvendit duke e mbështetur rezolutën e opozitës. Ndryshe qytetarët do ta ndalin atë përmes shprehjes së refuzimit masiv, por atëherë AAK dhe Nisma do të bartin përgjegjësinë para qytetarëve njësoj sikurse PDK”, ka shkruar Hoti.
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Valais synon të lejojë vrasjen e rrëqebujve, për herë të parë në Zvicër Për herë të parë në Zvicër kërkohet lejimi i vrasjes së rrëqebujve... -
Pas marrëveshjes me Iranin bien çmimet e naftës në Zvicër -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Falimenton kompania zvicerane pas 66 vitesh, 30 punëtorë mbesin pa punë -
Resort luksoz dhe banja termale, investim 200 milionë frangash në Alpet zvicerane












