Kosova
Hoti thotë se seanca për turqit e dëbuar mbahet nesër
Sipas Hotit, seanca e sotme nuk është mbajtur sepse Kryesia e Kuvendit nuk është mbledhur për shqyrtim të kësaj kërkese
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se është bërë kërkesë që seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që ishte paraparë për sot në orën 11:00 lidhur me rastin e arrestimit dhe deportimit të shtetasve turq, të mbahet nesër në orën 14:00. Sipas Hotit, seanca e sotme nuk është mbajtur sepse Kryesia e Kuvendit nuk është mbledhur për shqyrtim të kësaj kërkese.
Grupi Parlamentar i LDK-së po ashtu ka kërkuar hetim për shpenzimet pa bazë ligjore për lobimin.“Janë shpenzuar shuma të mëdha të buxhetit për interesa personale, letra e Geoffrey Nice drejtuar qeverisë tregon qartë për terma financiarë të dakorduar jashtë rrugëve formale si dhe përmend shërbimet që janë kryer, përfshirë edhe aranzhimin e ligjëratave për Thaçin dhe Hoxhajn.
Letra gjithashtu përmend edhe kërkesën e Thaçit për të ndihmuar autorët e biografisë së tij,” ka thënë Hoti.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Stuhi e fortë në Gjenevë, rrufeja godet aeroplanin Incidenti vjen në një kohë kur moti i paqëndrueshëm po ndikon në trafikun ajror në disa... -
Rriten investimet nga Kosova në Shqipëri -
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit












