Kosova
Hoti: Vendimi për pagat përbën shkelje të ligjeve në fuqi
Vendimin për rritjen e pagave të Qeverisë e ka kritikuar edhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti
Edhe shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se rritja e pagave duhet të bëhet vetëm me ligj, e jo me vendim, siç i ka quajtur ai arbitrar të Qeverisë.
Sipas Hotit, vendimi për pagat përbën shkelje të ligjeve në fuqi dhe paraqet konflikt të interesit. Hoti ka dhënë tri arsye pse vendimi i Qeverisë për rritje të pagave është kundërligjor.
“Rritja e pagave është e rregulluar me Ligjin për financat publike, ku caktohet si dhe sa rriten çdo vit. Çdo qasje tjetër është shkelje e këtij ligji. Ky vendim bie ndesh edhe me Ligjin e buxhetit për 2018, shkruan Albinfo.ch.
Është vetëm Kuvendi i Kosovës ai që ka autoritetin të ndajë buxhetin për destinime të caktuara.
Ky vendim bie ndesh edhe me Ligjin për parandalimin e konfliktit të interesit, siç e ka përcaktuar në vendimin e saj Agjencia Antikorrupsion, që është e thirrur të interpretojë Ligjin për konfliktin e interesit.
Nuk mund të marrë dikush një vendim që e prek atë dhe vetëm personalisht dhe njerëzit të afërm me të”, ka thënë Hoti.
E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën













