Kosova
“House of Kosova”: Një zë nga Kosova në Davos të Zvicrës
Në Davos të Zvicrës, nga 19 deri më 22 janar, në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror, WEF, Kosova edhe këtë vit është prezantuar përmes «House of Kosova», duke u renditur në mesin e vetëm 25 shteteve që kanë një shtëpi përfaqësuese, ndonëse në Davos janë të pranishme pothuajse të gjitha vendet e botës.
E vendosur në qendër të një prej ngjarjeve më të rëndësishme globale, «House of Kosova» shërben si platformë për promovimin e potencialit ekonomik, kulturor dhe diplomatik të vendit, duke krijuar ura bashkëpunimi me liderë politikë, përfaqësues institucionesh, sipërmarrës dhe aktorë të rëndësishëm ndërkombëtarë.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka cilësuar hapjen e dytë të Shtëpisë së Kosovës si fillimin e një tradite të qëndrueshme për vendin.
“Jemi shumë të gëzuar që ‘Shtëpia e Kosovës’ në Davos tashmë është hapur për herën e dytë. Nëse viti i parë ishte vit i ngjarjes, hera e dytë është hapi i parë i fillimit të një tradite. Në njërën anë prezantojmë kulturën dhe identitetin tonë, por në anën tjetër prezantojmë edhe mundësitë për investime ekonomike, shkëmbime tregtare dhe bashkëpunime të të gjitha llojeve”, ka deklaruar Kurti.
Ai ka vënë në pah se «House of Kosova» shërben jo vetëm si hapësirë prezantimi, por edhe si vend takimi mes liderëve politikë, sipërmarrësve dhe investitorëve ndërkombëtarë, ku Kosova shpalos potencialin e saj zhvillimor dhe vizionin për të ardhmen.
Një theks i veçantë iu kushtua edhe rolit të rinisë dhe mërgatës, të cilat, sipas Kurtit, janë në qendër të këtij prezantimi në Davos.
Përmes një video-reportazhi ekskluziv, sjellim pamje dhe histori nga ky ambient dinamik, ku Kosova prezantohet si një partnere serioze dhe aktive në diskutimet për zhvillimin, inovacionin dhe të ardhmen globale. Ky prezantim në Davos shënon një tjetër hap të rëndësishëm në forcimin e pranisë ndërkombëtare të Kosovës dhe afirmimin e saj në qendrat kryesore të vendimmarrjes botërore.
Ndiqeni videon për të parë nga afër «House of Kosova» në Davos dhe rolin e saj në ndërtimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve të reja për Kosovën.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë Rinesa Salijaj garon në listën e SPÖ-së dhe mban numrin 24 në listë.... -
Talentja e Kosovës në skenën botërore, Anila Aliu fiton çmimin kryesor në Tajlandë -
Regjisori shqiptar fiton çmimin prestigjioz ‘Luani i Argjendtë’ -
Davos
Raporti Kosovë – SHBA tërheq vëmendjen e mediave zvicerane në Davos -
Osmani dhe Kurti bëhen bashkë në Shtëpinë e Kosovës në Davos
Jeta në Zvicër
-
Objektivat klimatike në rrezik: Banorët e Cyrihut fluturojnë shumë Banorët e Cyrihut fluturojnë mesatarisht më shumë se 10,000 kilometra në vit. Kjo do të thotë... -
Aksidentet bujqësore në Zvicër shkaktuan 22 vdekje në vitin 2025 -
Nestlé përballet me hetim penal në Bordeaux pas vdekjes së foshnjës -
Normat e interesit në llogaritë e kursimit në Zvicër vazhdojnë të bien -
Sekuestrime rekord droge në Aeroportin e Cyrihut














