Lajme
Hoxha garanton për 91 njohje
Ministri Hoxhaj tha se numri i shteteve që është prezantuar në ueb-faqen e MPJ-së është numri i saktë i njohjeve që ka shteti i Kosovës
Shefi i diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj ka hequr dilemat rreth shteteve që kanë njohur shtetin e Kosovës. Në një intervistë dhënë për të përditshmen kosovare ”express” , ai thotë se Republikën e Kosovës e kanë njohur 91 shtete, ndërsa gjatë muajit korrik pritet që të konkretizohen edhe tri njohje të reja.
“Numri i shteteve që është prezantuar në ueb-faqe është edhe numri i saktë i njohjeve që ka shteti i Kosovës”, ka thënë ministri Hoxhaj duke garantuar se Kosovën e kanë njohur 91 shtete. Megjithatë numri një i diplomacisë në Prishtinë tha se nuk e di saktë se sa nota verbale kanë ardhur nga shtetet partnere.
“Njohjet nuk janë meritë e asnjë zyrtari individualisht”, ka thënë Hoxhaj duke precizuar se njohjet kanë ardhur falë koordinimit të punës së të gjithë aktorëve, nga Qeveria, Presidenca, Kryeministri, Zëvendëskryeministri Pacolli. “Në këtë pikë ka ndihmuar shumë edhe Strategjia e hartuar nga MPJ”, konsideron ai.
Me këtë intervistë Hoxhaj është mundur të heq “mjegullën” që është krijuar në opinion rreth numri të njohjeve të Kosovës. Në mediet e Prishtinës është raportuar se institucioneve të vendit iu mungojnë një numër i konsiderueshëm i notave verbale, dokumente valide që vërtetojnë njohjen e një shteti dhe gatishmërinë për marrëdhënie diplomatike bilaterale.
Po ashtu është thënë se disa nga njohjet që i ka proklamuar zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, janë vetëm njohje gojore, kryesisht njohja nga Uganda dhe Nigeria. “Me këto dy vende nuk kemi mbërri që të vendosim marrëdhënie të plota diplomatike sikurse kemi bërë edhe me vendet e tjera”, tha Hoxhaj.
Shefi i diplomacisë kosovare tha se zëvendëskryeministri Pacolli ka marrë disa shkresa nga presidentët e të dyja vendeve që ato e njohin subjektivitetin dhe shtetësinë e Kosovës.
Hoxha po ashtu ka fol edhe planet e ardhshme të diplomacisë dhe hapjen e pesë ambasadave të reja, ndërsa tha se Kosova sivjet nuk do të aplikojmë për anëtarësim në OKB.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” Pothuajse 15% e studentëve në Universitetin e Gjenevës nuk e kanë vizituar mjekun vitin e kaluar... -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën













