Kosova
Hoxhaj: Regjimi i vizave pengesë për ekonominë dhe inovacionin në Kosovë
Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë ditës së sotme është takuar me komisioneren e Bashkimit Evropian për Ekonomi dhe Shoqëri Digjitale, Mariya Gabriel, e cila po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.
Zëvendëskryeministri Hoxhaj, ka thënë se Kosova ka potencial të madh për inovacion, duke filluar nga popullsia e re në moshë, interesimi i shoqërisë civile, e deri tek investimet e Qeverisë së Kosovës në këtë fushë.
Zëvendëskryeministri Hoxhaj tha edhe se është shumë i rëndësishëm lansimi i agjendës digjitale për Ballkanin Perëndimor nga ana e Komisionit Evropian, e në veçanti foli për rëndësinë e uljes së tarifave të roamingut për rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Zyra për media ka njoftuar se, zëvendëskryeministri Hoxhaj ka thënë se Qeveria e Kosovës është mëse e interesuar të investojë edhe më shumë në nxitjen e zhvillimit ekonomik nëpërmjet inovacionit, mirëpo ka theksuar se regjimi i vizave për Kosovën ka kufizuar mundësitë e të rinjve kosovarë dhe ndërmarrësve që të kenë qasje në të rejat më të fundit në mënyrë të barabartë me qytetarët e tjerë të gjithë Evropës.
“Prandaj, inovacioni më i madh që mund t’i sjellë BE-ja Kosovës tani, është liberalizimi i vizave. Ne mund të jemi vend i vogël për nga territori, vend i vogël për nga popullsia, dhe në kuptimin e ekonomisë sonë e cila është në zhvillim e sipër, mirëpo ajo se çfarë ka parë dje komisionerja Gabriel, në vizitat e saj, tregon më së miri potencialin që vendi ynë ka”, tha zëvendëskryeministri Hoxhaj në konferencën për shtyp pas takimit.
E-Diaspora
-
Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Austri: Jemi të gatshëm të ndihmojmë familjet e viktimave Pas tragjedisë së rëndë në Vjenë, ku humbën jetën tre shtetas nga Kosovë, komuniteti shqiptar në... -
Vjenë
Autopsia e viktimave kosovare në Vjenë nis pas aksidentit tragjik në kantier -
Në mesin e viktimave në Vjenë është edhe një ish-veteran i UÇK-së -
Tragjedia në Austri, Ministria e Diasporës: Po koordinohemi me familjarët për kthimin e trupave -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë, Komuniteti Shqiptar Musliman në Austri shpreh dhimbje dhe solidaritet
Jeta në Zvicër
-
Banka Kombëtare Zvicerane pritet të mbajë normat në 0% gjatë vitit Banka Kombëtare Zvicerane (SNB) pritet të vazhdojë me një qasje të kujdesshme monetare gjatë vitit 2026,... -
Furnizimi me energji në Zvicër nuk është në rrezik -
Futbollisti mbetet jashtë Kombëtares së Zvicrës për shkak të shkeljeve në trafik -
Shqiptari i mbijetuar rrëfen për Blick tmerrin në autobusin e djegur në Kerzers të Zvicrës -
Sindikatat kërkojnë që 1 Maji të shpallet ditë pushimi kombëtare në Zvicër














