Kosova
Hoxhaj: Taksa s’duhet të ndikojë në vendimin për liberalizim
Taksa për mallrat serbe nuk do të duhej të ndikonte në liberalizimin e vizave, thotë ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha.
Ajo, në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se BE-ja është treguar e padrejtë ndaj Kosovës, ku ka thënë se në agjendën e publikuar për mbledhjen e Këshillit të Ministrave të BE-së për datën 6 dhjetor, Kosova nuk figuron fare që është në rend dite për çështjen e liberalizimit të vizave.
“Është me të vërtetë për keqardhje, sepse ne kemi përfunduar punët tona dhe tani i mbetet BE-së ta kryejë pjesën e vet të marrëveshjes. Marrëveshja ka qenë tërë kohën, ky proces është teknik, posa të plotësohen kriteret, ne më pastaj do t’i liberalizojmë vizat për qytetarët e Kosovës dhe tani po e vërejmë një mungesë të vullnetit politik nga shtetet anëtare që të lëvizin përpara. Ka mbetur vetëm hapi i fundit. Publikimi në gazetën zyrtare, plotësim-ndryshimi i Rregullores, të gjitha këto janë procese teknike që nëse ka vullnet politik në shtetet anëtare, shumë shpejt mund të përfundojnë”, ka thënë Hoxha.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar













