Shqipëria
Shqiptarit nga Zvicra i grabitën automjetin luksoz dhe 6000 franga
Tre shtetas të Shqipërisë kanë rënë në pranga të policisë, pasi i vodhën nën kërcënimin e armës, automjetin luksoz dhe 6000 franga shqiptarit të Maqedonisë me shtetësi të Zvicrës, i cili kishte shkuar për pushime në Durrës, transmeton Albinfo.ch.
Siç raporton Top-Channel në Tiranë, personat në fjalë vodhën nën kërcënimin e armës, automjetin luksoz “Audi Q5” të B.F., 33 vjeç dhe 6000 franga.
B.F. e kishte lënë makinën ndezur te Shkëmbi i Kavajës, para një shitore dhe u fut brenda këtij të fundit. Bëhet e ditur se brenda në makinë ndodhej gruaja e tij.
Dy prej personave të arrestuar shkuan dhe e zbritën gruan nga automjeti pa dhunë, pasi ajo u tremb kur pa armën të drejtuar para saj.
Pas grabitjes, ata janë larguar me shpejtësi në drejtim të Kavajës, ku kanë kërkuar ndihmën e shtetasit G. D., 42 vjeç, banues në Durrës për t’i ndihmuar që të fshihnin makinën, pasi po i ndiqte policia.
Dy shtetasit, për t’i shpëtuar policisë, kanë braktisur mjetin dhe janë larguar, por janë kapur bashkë me shtetasin G. D., pas ndjekjes dhe punës profesionale të kryer nga shërbimet e policisë.
Gjatë operacionit shërbimet e Policisë sekuestruan në cilësinë e provës materiale automjetin e shtetasit B. F., si dhe po punohet për gjetjen e shumës së frangave të vjedhura nga dy shtetasit e arrestuar.
E-Diaspora
-
Emmendingen: Aktivitet festiv me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovë Konsullata e Republikës së Kosovës në Shtutgart ka njoftuar se në qytetin Emmendingen me rastin e... -
Diaspora shqiptare në Bursa shënon Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Nga diaspora në Harvard, autorja shqiptare prezanton veprën e saj letrare -
Lozanë
Ansambli “Teuta” organizon festimin e 17 Shkurtit në Lozanë -
Nju-Jork
Emina Cunmulaj vlerësohet në Nju-Jork për angazhimin në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Shumica e zvicranëve e përballojnë rritjen e kontributeve të sigurimit shëndetësor Edhe pse kontributet e sigurimeve shëndetësore rriten çdo vit – këtë vit me mesatarisht 4.4% –... -
SBB do të heqë koshat e plehrave nga vendet e uljes deri në fund të vitit 2028 -
Zvicra intensifikon luftën kundër dhunës në familje -
Kriza në Policinë e Lozanës: Sindikata kërkon që Komuna të marrë përgjegjësitë -
A do të paguani më pak taksë federale me reformën tatimore?












