Lajme
Humbjet e sigurimeve nga fatkeqësitë natyrore arrijnë në 112 miliardë dollarë
Humbjet globale të sigurimeve për katastrofat natyrore parashikohen të arrijnë në 112 miliardë dollarë për vitin 2022, tha të premten kompania ndërmjetësuese e risigurimeve, Guy Carpenter.
Këto humbje janë kryesisht pasojë e ndikimit të uraganit Ian që goditi Floridën në fillim të këtij viti.
Përmbytjet dhe breshri në Europë, përmbytjet në Australi dhe stuhitë e forta në Shtetet e Bashkuara gjithashtu kontribuan në totalin e kësaj shume, tha Guy Carpenter në një deklaratë.
Uragani Ian dhe katastrofat e tjera natyrore shkaktuan rreth 115 miliardë dollarë humbje të siguruara gjatë këtij viti, një shifër shumë më e lartë se mesatarja 10-vjeçare prej 81 miliardë dollarësh, sipas vlerësimeve të Swiss Re në fillim të këtij muaji.
Normat e risigurimeve pritet të rriten ndjeshëm në datën 1 janar, si rezultat i humbjeve që lidhen me uraganin Ian dhe luftën në Ukrainë, thonë burimet nga kjo industri.
Siguruesit e anijeve kanë përjashtuar Ukrainën, Rusinë dhe Bjellorusinë nga politikat e përgjegjësisë së luftës, ndërkohë që risiguruesit kanë zvogëluar ekspozimin e tyre.
Diskutimet rreth tarifave dhe përjashtimeve nga lufta kanë bërë që negociatat mes siguruesve dhe risiguruesve të jenë të tensionuara këtë vit.
Sezoni i rinovimit të këtij viti ishte “një nga më sfiduesit që ka kaluar ndonjëherë ky sektor”, tha Guy Carpenter, duke shtuar se procesi kishte qenë “jashtëzakonisht i vonuar”.
Humbjet e parashikuara nuk përfshijnë ndikimin e katastrofave më të fundit natyrore të muajit dhjetor, shtoi Guy Carpenter./ Reuters
E-Diaspora
-
Samiti IV-të i Diasporës Shqiptare në Tiranë, 14–15 prill 2026 Rreth 2.26 milionë shqiptarë jetojnë aktualisht jashtë vendit të lindjes, duke përbërë një prani të konsoliduar... -
Nis në Itali gjyqi për vdekjen e kosovares 24-vjeçare -
Bashkatdhetarë nga diaspora mblidhen para Speciales për të ndjekur deklaratën përmbyllëse të mbrojtjes së Thaçit -
Austri
Ansambli “Hasan Prishtina” sjell festën e Pavarësisë së Kosovës në Austri -
Promovim libri: Ismail Syla “Ëndërr në zarf”
Jeta në Zvicër
-
Trump kritikon sërish Zvicrën Trump rikthen kritikat ndaj Zvicrës dhe përmend deficitin tregtar... -
Ushtria Zvicerane ndalon përkohësisht 238 tanke për shkak të defekteve teknike -
Zviceranët blejnë gjithnjë e më shumë jashtë vendit, pavarësisht masave qeveritare -
Frangu zviceran thyen rekorde të reja ndaj euros dhe dollarit -
Debat në Thurgau: A duhet bërë publike vendndodhja e radarëve të shpejtësisë?













