Lajme
Hungaria dekurajon gratë: Nuk do të gjeni burra nëse edukoheni dhe bëheni më të zgjuara se ata!
Gratë nuk do mund të gjejnë partnerë ose të kenë fëmijë, nëse sistemi shkollor i Hungarisë i bën ato shumë më të zgjuara se burrat, ky është përfundimi i një studimi të publikuar së fundmi nga qeveria hungareze.
Raporti, i quajtur ‘Edukimi rozë”, u botua nga zyra shtetërore e auditimit, e cila është e afërt me Viktor Orban, kryeministrin e Hungarisë, shkruan The Telegraph.
Sipas studimit, vajzat dominojnë më shumë se djemtë në kolegj dhe për këtë arsye e kanë më të vështirë të takojnë partnerë që përputhen me nivelin e tyre intelektual.
Kjo “mund të çojë në një rënie të fertilitetit”, thuhet në raport.
Në studim argumentohet se meqenëse 82% e mësuesve hungarezë janë gra, djemtë janë gjithnjë e më pak të edukuar, madje rrezikojnë të humbasin aftësitë tradicionale, të tilla si rregullimi i rubinetit që pikon ose kompjuterët e prishur.
Më tej argumentohet se nëse djemtë e rinj nuk lejohen të zhvillojnë aftësi sipërmarrëse, ata do të jenë më të prirur nga “probleme mendore dhe të sjelljes”.
Sipas hulumtimit ku janë marrë në studim 700 prindër dhe mësues, tiparet femërore u konsideruan më të rëndësishme në edukim.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel












