Lajme
Pensionisti i dërgon deputetes një litar me postë dhe i shkruan: “Vare veten!”
Në letër, pensionisti 83-vjeçar i sugjeron politikanes Christa Markwalder nga FDP që të vetëvaret me litarin e dërguar
Pensionisti 83-vjeçar, Willi Zürcher nga Wolfhalden-i, Kantoni Appenzell Ausserhoden, i ka dërguar politikanes së njohur të FDP-së, Christa Markwalder, një letër të shkruar me mllef dhe të shoqëruar me një litar, shkruan rrjeti mediatik “CH Media”.
Në letër ai i sugjeron deputetes që të vetëvaret me litarin e dërguar, transmeton albinfo.ch. Përveç që bëhet fjalë për kërcënim të shëmtuar, zemërimi i plakut për politikanen Markwalder nuk ka fare bazë logjike. Ai mbështetet në një keqkuptim të pesnionistit në fjalë.
“Jam e frikesuar. Sigurisht që kjo gjë të lëndon”, është shprehur Markwalder, e kontaktuar nga blick.ch. Ajo më parë e kishte bërë incidentin publik në rrjetin mediatik CH Media.
Thotë se ndihet e tronditur edhe për faktin se kërcënimet ndaj politikanëve janë rritur ndjeshëm: nga rreth 200 sosh në vitin 2019, numri i kërcënimeve për politikanët është rritur në 885 gjatë vitit të koronës. Nga këto, Policia Federale (Fedpol), 64 i ka vlerësuar në shkallë të rrezikut potencial.
Pensionisti mburret me kërcënimet e tij
“Jam i kënaqur që çështja është bërë e njohur”, tha kasapi në pension, duke lavdëruar veprimin e tij të ulët, përcjell albinfo.ch. Ai madje thotë: “Duhet të ketë më shumë njerëz si unë që qëndrojnë mbrapa veprës së tyre dhe nuk fshihen në anonimitet!”
“Litari ishte vetëm një ofertë për zonjën Markwalder dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të kuptohet si kërcënim”, pretendon ai. Dhe, shton se ai nuk besonte se politikanja do të përmbushte me të vërtetë kërkesën e tij.
Akuza të rreme, pa fakte
Por çfarë e ka shtyrë gjyshin në fjalë për ta quajtur politikanen nga Berna “kriminele” në letrën e tij dhe përm t`ia dëshiruar evdekjen?. Ajo, sipas tij, ka pohuar në revistën “Weltwoche” se Ignazio Cassis ishte ministri më i keq që Zvicra kishte pasur në 728 vjet dhe e ka quajtur po atë ministër “idiot”.
Por e vërteta është se Markwalder nuk është marrë asnjëherë me ministrin në fjalë, transmeton albinfo.ch. Për më tepër, ajo nuk ka asnjë arsye për ta bërë këtë, sepse Cassis është koleg partiak i saj dhe të dy qëndrojnë afër politikisht.
E-Diaspora
-
Vjenë
Autopsia e viktimave kosovare në Vjenë nis pas aksidentit tragjik në kantier Hetimet vazhdojnë në Vjenë, autopsia e trupave të tre kosovarëve... -
Në mesin e viktimave në Vjenë është edhe një ish-veteran i UÇK-së -
Tragjedia në Austri, Ministria e Diasporës: Po koordinohemi me familjarët për kthimin e trupave -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë, Komuniteti Shqiptar Musliman në Austri shpreh dhimbje dhe solidaritet -
Kurti: Të tronditur nga tragjedia në Austri, tre viktima janë shtetas të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Në kohë trazirash, vendimet kërkojnë maturi Sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, si dhe kundërpërgjigjet e menjëhershme iraniane, e kanë futur... -
Formula e rrezikshme për foshnjat shitet ende në Zvicër, pavarësisht premtimeve të autoriteteve -
Rritje e konfiskimeve të narkotikëve dhe cigareve kontrabandë në Zvicër -
Çmimet në Migros dhe Coop nën lupë: A po mashtrohen konsumatorët nga etiketimet -
Aksident tragjik në Zvicër: rrëzohet teleferiku në Titlis, humb jetën një grua












