Lajme
Dyseldorf: Kërcënon me armë të rreme një grup personash, arrestohet shqiptari
28-vjeçari shqiptar ka vrapuar pas një grupi prej tre personash, me armën mashtruese me pamje reale në dorë dhe ka bërtitur që të gjithë të shtrihen në tokë
Një person 32 vjeçar është kërcënuar të mërkurën pasdite (12 prill) në orën 17:35 nga një 28-vjeçar me një automatik ajror pranë Stacionit Qendror Hekurudhor të Düsseldorfit, transmeton albinfo.ch. Kërcënuesi është arrestuar dhe ka nisur procedimi penal ndaj tij.
Mësohet se 28-vjeçari shqiptar ka vrapuar pas një grupi prej tre personash, me armën mashtruese me pamje reale në dorë dhe ka bërtitur që të gjithë të shtrihen në tokë, raporton nrw-aktuell.tv. Teksa 32-vjeçari gjerman ishte shtrirë në tokë, ai ka parë automatikun që i drejtohej. Pas kësaj, i dyshuari ka ikur duke qeshur në drejtim të panjohur.
Personi i dëmtuar është paraqitur në qendrën e policisë federale në stacionin kryesor të trenit dhe ka përshkruar rastin që i ka ndodhur. Përveç tij, edhe dëshmitarë të tjerë kanë telefonuar policinë (nr 911).
28-vjeçari është gjetur në afërsi të vendit të ngjarjes. Policia ka mundur të shohë atë duke hedhur tutje armën e rreme, transmeton albinfo.ch. Sidoqoftë ai është arrestuar dhe është dërguar në stacionin e policisë federale. Arma (një imitim mitralozi) është konfiskuar.
Më vonë doli se i dyshuari po qëndronte në Gjermani pa leje. Ai është dërguar në mbajtje policore dhe ndaj tij ka nisur procedimi penal për kanosje, qëndrim të paligjshëm dhe procedim për kundërvajtje administrative për shkelje të ligjit për armët.
(Arma e konfiskuar. Foto: Bundespolizei)
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre













