Kosova
I dërguari amerikan këtë javë viziton Kosovën
I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander “Sasha” Kasanof, do të vizitojë këtë javë Kosovën.
Një zëdhënëse e Ambasadës amerikane në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se Kasanof do të zhvillojë konsultime të rregullta me zyrtarë të Qeverisë, liderë të opozitës, shoqërinë civile dhe bizneset, përcjell Albinfo.ch.
Kjo do të jetë vizita e tij e parë në Kosovë, ndonëse ai është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin e vendit, Albin Kurti, në margjina të samiteve të mbajtura në Pragë dhe Nju Jork.
Paraprakisht, këtë rol e ka pasur Gabriel Escobar, mandati i të cilit ka përfunduar në maj.
Kasanof, që nga 19 korriku, është edhe zëvendës i ndihmësit të sekretarit për Media dhe Diplomaci Publike në Byronë për Çështje Evropiane dhe Euroazi të Departamentit amerikan të Shtetit.
Sipas biografisë së publikuar në ueb-faqen e Departamentit amerikan të Shtetit, ai ka shërbyer si asistent ekzekutiv nën ish-nënsekretaren për Çështje Politike, Victoria Nuland, dhe gjatë mandatit të ushtruesit të detyrës së nënsekretarit për Çështje Politike, John Bass.
Kasanof ka shërbyer në Irlandë, Turkmenistan, Kili dhe Ukrainë.
Ai ka marrë çmim për punën e tij si këshilltar politik në Ambasadën në Kiev gjatë Revolucionit të Maidanit dhe më pas pushtimit rus të Ukrainës./Albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Adis Tairi, me HealthCampus përgatit kuadrot e kujdesit shëndetësor në Zvicër Nga praktikanti te HealthCampus – për më shumë kuadro në kujdesin shëndetësor zviceran... -
Itali
Ngjarje tragjike në Itali, katër anëtarë të një familjeje shqiptare gjenden të vdekur në banesë -
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë
Jeta në Zvicër
-
Adis Tairi, me HealthCampus përgatit kuadrot e kujdesit shëndetësor në Zvicër Nga praktikanti te HealthCampus – për më shumë kuadro në kujdesin shëndetësor zviceran... -
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi













