Uncategorized
I hendikepuari së bashku me një kosovar shpëtojnë një grua nga plaçkitja në Mynih
Shumë kalimtarë shikonin se si një hajdut tentonte t’ ia vidhte një gruaje një celular. Gruaja bërtiste, por askush nuk iu afronte, derisa në ndihmë i dolën Davit W., person më aftësi të kufizuar dhe shoku i tij, Jimmy K. nga Hasenbergl të Mynihut.
David W. ka problem të mëdha shëndetësore. 65-vjeçari lëviz me vështirësi të mëdha dhe vuan nga sëmundja e Parkisonit. Ai është 100 për qind person i hendikepuar. Pa kujdesin mjekësor apo ndonjë shoqërues ai nuk mund të dalë nga banesa e tij. Megjithatë, pavarësisht problemeve shëndetësore, ai nuk mundi të rrijë duarkryq kur shikoi një grua të re në stacionin kryesor të trenit, e cila ishte plaçkitur dhe kërkonte ndihmë, njofton albinfo.ch.
Të mërkurën David W. së bashku me fqinjin dhe shokun e tij, Jimmy K. (38-vjeçar) kishin dalë për të shëtitur nëpër qytet. Të dy burrat e kishin parkuar veturën në rrugën Senefelderstrasse. Jimmy K., i cili është me origjinë nga Kosova, iu desh të shkojë deri në Bank aty afër. Rreth orës 15:30 të dy shokët ishin kthyer sërish te vetura. “Derisa ne ecnim përmes rrugës Bayerstrasse, para një derë të shtëpisë pranë dyqanit “Käfer’s Leihhaus” një turmë njerëzish. Një grua e re bërtiste, duke kërkuar ndihmë, por askush nuk ndërhynte. Ata thjesht vetëm shikonin si të habitur”, thotë David W. për “abendzeitung” të Mynihut.
Duke e parë këtë situatë, pulsi i pensionistit ngritët menjëherë lart. “E shihnim se si një burrë përleshej me një grua. Zonja më zë të lartë tregonte se si celulari i saj ishte vjedhur. Nuk kam menduar as dy sekonda. Thashë me vete, duhet t’i ndihmoj!”, thotë ai duke shtuar se menjëherë bashkë me Jimmyn iu kanë vërsulur hajdutit. “Kur hajduti deshi të ikte, unë ia bllokova derën dhe ai nuk mundte të kalonte”, ka raportuar ai, transmeton albinfo.ch.
“Pastaj se bashku me Jimmyn kemi bashkuar forcat dhe kemi ulur hajdutin në dysheme dhe e kemi ndaluar”, është shprehur ai. Pak minuta më vonë, kanë ardhur edhe policia, të cilët edhe e kanë arrestuar të dyshuarin për vjedhje.
Edhe zëdhënësi i policisë, Wolfgang Behr, duke falënderuar dy burrat për gatishmërinë e tyre, ka thënë: “Të dy dëshmitarët kanë penguar të dyshuarin për të ikur”.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta











