CH-Ballkani
I humbi kuleta në Sarandë, ia dërgojnë me postë
Kuleta i kishte ardhur në adresën e tij me anë të postës me të gjitha gjërat e vlefshme brenda saj pasi atë e nisi drejt tij shqiptari nga Albano Koka
Një person nga Kroacia kishte ardhur gjatë verës së këtij viti në bregdetin shqiptar për të kaluar pushimet verore.
Mirëpo, gjatë kohës sa kishte qëndruar në bregdetin e Sarandës ai kishte humbur kuletën e tij me para dhe dokumente në të, njofton Klan Kosova.

Fillimisht ai nuk e kishte vënë re një gjë të tillë derisa kishte marrë një mesazh nga dikush që kishte gjetur kuletën e tij, përcjell albinfo.ch.
Pas disa ditësh, kuleta i kishte ardhur në adresën e tij me anë të postës me të gjitha gjërat e vlefshme brenda saj pasi atë e nisi drejt tij shqiptari nga Albano Koka.

Për më shumë ja postimi i plotë i kroatit Vlatko Horvat:
“Çfarë ndodh kur ju humbni kulen tuaj në Shqipëri?
Isha në Sarandë me një mik, prej aty vazhduam me anije për në Zakynthos në Greqi (pas 5 orë vozitje) më vjen mesazhi: “E di se keni kaluar mirë në Sarandë, por ju nuk do të duhej harruar një djalë kaq të mirë.
Nuk e besoja se do të merrja prapë kuletën time, një djalosh e gjeti atë, me kontaktoi dhe ma dërgoi atë në Kroaci.
Thosha, nuk ka asnjë mënyrë që ajo të vijë, por kuleta sot arriti. Me të gjitha paratë dhe dokumentet brenda.
Të lumtë. Albano Koka, faleminderit shumë!
Dhe po, Shqipëria është e bukur…dhe shqiptarët janë ekstra”.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Emigrantët e Magrebit dhe krimi në Zvicër: Kantonet ngrenë alarmin Ata mezi kanë asnjë shans për azil dhe shpesh shfaqen në statistikat e krimit: Të rinjtë... -
Një kompani zvicerane e qumështit sfidon krizën energjetike -
Rritja e çmimeve në Cyrih: Apartament me 1 dhomë për 3000 franga -
Niset peticioni për të vazhduar prodhimin e Aromat në Zvicër -
Posta Zvicerane do të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet














