Tematike
I kërkon para kandidatit të CVP-së duke ia premtuar votat e shqiptarëve
Ndërkohë që puna me zgjedhjet në Valis vazhdon të vlojë, konflikti është fokusuar edhe në lidhjet e ngushta të CVP-së me Kosovën. Para zgjedhjeve nacionale të vitit 2015, kjo parti pati shpallur një aleancë me Lidhjen Demokratike të Kosovës
Para pak ditësh plasi si bombë lajmi mbi dyshimet se kanë qenë kosovarët gjegjësisht “Kosovo-Connection” ata që, në bashkëveprim me CVP/PDC kanë penguar rizgjedhjen e politikanit të SVP/UDC-së, Caspar Freysinger në Qeverinë e Kantonit Valis. Rreth kësaj ka shkruar edhe albinfo.ch. Për këto dyshime, në një shkrim në blick.ch shkohet dhe më larg, duke cituar një politikan anonim të CVP-së i cili pohon se “një shqiptar nga Kosova, i ka premtuar atij vota të kosovarëve me të drejtë vote në Zvicër nëse ai do t`i jepte këtij para”. Këto para do të ishin jo për të personalisht por për partinë e tij kosovare që trajtohet si “aleate” me CVP/PDC.
Dhe ky shqiptari nga Kosova është një nga simpatizantët e CVP-së në Zvicër por nga një kanton tjetër. I përballur me këtë akuzë ai ka paralajmëruar të marrë hapa juridikë, siç ka shkruar edhe Tages Anzeiger.
Ndërkohë që puna me zgjedhjet në Valis vazhdon të vlojë, konflikti është fokusuar edhe në lidhjet e ngushta të CVP-së me Kosovën. Para zgjedhjeve nacionale të vitit 2015, kjo parti pati shpallur një aleancë me Lidhjen Demokratike të Kosovës, përcjell albinfo.ch. Dhe, përmes vendosjes së kandidatëve me rrënjë kosovare në listat e saj, CVP u nis në gjah për vota të komunitetit shqiptar në Zvicër. Madje edhe ish Mis Kosova, Kështjella Pepshi pati kandiduar për këtë parti në Kantonin e Bernës për zgjedhjet në nivel nacional dhe nuk pati arritur të zgjidhej. Dero këtu çdo gjë është legjitime, shkruan blick.ch.
Por edhe fare pa sherr nuk kanë qenë kontaktet para zgjedhjeve nacionale të vitit 2015”, thuhet më tutje në artikull, duke iu referuar një deklarimi të një politikani të CVP-së nga një kanton tjetër. A.B.* ka thënë për SonntagsBlick se “një shqiptar nga Kosova më ka ofruar që, me kushtin që unë e mbështes financiarisht partinë e tij kosovare, ai mund të më sigurojë vota të zgjedhësve zvicerane me prejardhje kosovare”. Pastaj në një drekë të përbashkët ai i ka sqaruar “se vlerat e partisë së tij dhe asaj CVP janë të njëjta dhe ai personalisht do të votonte për të”, transmeton albinfo.ch. Sigurisht, politikani i CVP-së e kishte refuzuar një tregti të tillë me vota, “pasi që ajo nuk pajtohej me vlerat zvicerane”. Ndërkaq ai ka theksuar se “ky person (kosovari) njeh një sërë politikanësh nga CVP dhe nga partitë tjera të Zvicrës”.
Kryetari i CVP-së Gerhard Pfister ka kërkuar nga kolegët e partisë së tij që ta bëjnë transparent rastin. Por ai ka thënë se nuk mund të marrë ndonjë qëndrim publik lidhur me fajësimet e fundit.
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Kosovë: Më 6 maj nis regjistrimi i votuesve nga jashtë për votim me postë dhe përfaqësi diplomatike Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se më 6 maj 2026 fillon procesi i... -
Fehim Abazi, kryetar i ri i Komunitetit Musliman Shqiptar të Zvicrës -
Maqedoni: Mjekët e diasporës do të përfshihen në trajtimin e pacientëve përmes telemjekësisë -
Lozanë: Veshjet tradicionale shqiptare, mesazh i fortë për identitetin dhe rininë -
Inovatori i ri shqiptar në Zvicër: Projekti i tij për motor me hidrogjen në garën kombëtare shkencore
Jeta në Zvicër
-
Kolona të gjata në Gotthard për ditën e ngjitjes, SBB shton trena shtesë Gjatë fundjavës së Ditës së Ngjitjes në Zvicër pritet trafik i rënduar në kalimin e Gotthardit,... -
Shoferët e autobusëve përballen me probleme shëndetësore shkaku i kushteve të punës -
Shumica e zviceranëve mbështesin fluturimet dhe kundërshtojnë taksat e reja -
Ndërmerren masa në Valais pas shkeljeve të shumta të privatësisë nga kamerat online -
Kundërshtime ndaj pagës minimale në Vaud përpara votimit të 14 qershorit












