Kosova
I pari i NATO-s nesër në Kosovë, agjenda e kësaj vizite
Të hënën e 20 nëntorit shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, do ta vizitojë Kosovën, ku pritet të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Sipas njoftimit nga Zyra për Media e NATO-s, pas takimit me Osmanin, do të ketë konferencë për media, përcjell albinfo.ch.
“Më 20 nëntor, Sekretari i Përgjithshëm do të vazhdojë udhëtimin e tij në Kosovë, ku do të ketë diskutime me zonjën Vjosa Osmani-Sandriu dhe zotëri Albin Kurtin. Ai do të vizitojë edhe kampin e KFOR-it të NATO-s ‘Nothing Hill’, ku do të takojë komandantin e KFOR-it, gjeneralmajorin Ulutas, dhe do t’u adresohet trupave. Ai do të takojë edhe Drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, Gjeneral Brigade, Hammerstein”, thuhet në njoftimin e NATO-s.
E-Diaspora
-
Valentina Fazlija zgjidhet për herë të parë në Ansamblenë e qytetit të Cyrihut Përveç Valentina Fazlijës (FDP), në Ansamblenë e qytetit të Cyrihut janë edhe tre politikanë të tjerë... -
Shqiptari nga Kosova i mbijeton tragjedisë në autobusin në Zvicër: Brenda pak sekondash autobusi u mbush me tym -
Bau Investment Schweiz AG zgjeron portofolin me një nga projektet rezidenciale më të larta në Effretikon -
Ambasada e Kosovës në Zvicër: Ende nuk ka informata nëse ka shtetas kosovarë mes viktimave të tragjedisë në autobus -
Shqiptarja që jeton në Izrael flet për situatën atje: Veç mbrëmë u sulmuam 4 herë nga Irani
Jeta në Zvicër
-
UBS kërkon të shmangë paditë e reja lidhur me llogaritë naziste UBS ka kërkuar nga një gjykatës amerikan të sqarojë kufijtë e marrëveshjes gjithëpërfshirëse të vitit 1999... -
Tragjedia në Chiètres: Të gjitha viktimat e zjarrit në autobus janë identifikuar -
Siguria nga zjarri dhe ndërtimi i qëndrueshëm në qendër të webinarit të parë të AES -
Henniez: Uji mineral i ndotur nga pesticidet -
Tri spitale të Zvicrës në listën e 20 spitaleve më të mira në botë












