Kosova
I riu që mori hak për Adem Jasharin
Pas krismave që u dëgjuan herët në mëngjesin e 6 majit të vitit 1998 pranë stacionit të autobusëve në Mitrovicë, mbetën të vrarë tre policë serbë
Vetëm dy muaj pas rënies së Adem Jasharit, komandantit legjendar të UÇK-së, në Mitrovicë krisi një pushkë që jehoi cep më cep në kufijtë e Kosovës.
Pas krismave që u dëgjuan herët në mëngjesin e 6 majit të vitit 1998 pranë stacionit të autobusëve në Mitrovicë, mbetën të vrarë tre policë serbë.
Qyteti u zgjua me oshtimë nga automjetet e policisë. Pakkush po merrte vesh se çfarë kishte ngjarë dhe pak kujt po i shkonte ndërmend se aksionin ndaj policisë serbe e kishte kryer një djalë i ri mitrovicas, që vinte nga Prekazi i Adem Jasharit.
Kastrioti, vëllai i dëshmorit Artim Jashari, rrëfen për “KosovaPress” se ai ka qenë shumë aktiv rreth çështjes kombëtare edhe para luftës.
“Ka qenë i ri, por shumë i lidhur me fatin e vendit. Pas dy vjetësh qëndrimi në Suedi, në vitin 1995 është kthyer prej atje, duke e braktisur jetën luksoze, për të qenë afër njerëzve të tij dhe Kosovës, pa të cilën nuk jetonte dot”, thotë Kastrioti.
Sipas tij, Artimi është shquar sidomos gjatë protestave të studentëve në vitin 1997, dhe veçon një rast, kur një nga njoftimet për protestën e njohur të 1 tetorit që po shpërndante ai, e kishte vendosur jashtë dritareve të një lokali në veri të qytetit, edhe pse kishte vërejtur se brenda kishte të ulur policë serbë.
Pas pak ai ishte arrestuar dhe ishte keqtrajtuar rëndë në stacionin e policisë, përcjell albinfo.ch.
Ai shtoi se vëllai, që ishte student i anglishtes dhe i Fakultetit Xehetaro-Metalurgjik, pas betejës në Prekaz më 5 mars 1998, me ç’rast kishte rënë komandanti legjendar Adem Jashari dhe shumë kushërinj e luftëtarë të tjerë, ishte mllefosur tej mase.
“Prej betejës së Prekazit, Artimi ka ndryshuar. Shumë shpesh e përdorte fjalën hakmarrje dhe tash të gjithë në familje e kishim kuptuar se ai po përgatiste diçka”, ka thënë vëllai i dëshmorit, Kastrioti.
Ai tregoi se më herët, pikërisht në natën që e kishte ndërmarrë aksionin, më 6 maj 1998, nëna ia kishte rregulluar mbajtësen e automatikut, meqë ai ishte ankuar se po ia vriste krahun.
Kastrioti kujton se para se të nisej në aksion ishte përshëndetur me familjarët, e kishte përqafuar dhe mbajtur lart në duar djalin e tij, Endritin, ndërsa nënës ia kishte përsëritur refrenin e tij që e përdorte shpesh se “mjaft e do Endritin, por për lirinë e Kosovës do t’i jepte edhe 100 Endrita”.Sipas tij, ai më pas ishte zhdukur në terrin e natës, diku rreth orës 24:00, ndërsa më vonë ishin dëgjuar të shtënat.“Me atë rast, ai i kishte lënë të vrarë tre policë serbë, ndërsa pak minuta më vonë kishte ndërruar jetë edhe vetë, nga një plumb që e kishte goditur”, rrëfen Kastrioti.Tre ditë më pas, pasi policia e kishte liruar kufomën, mitrovicasit e kishin varrosur me nderime trimin për të cilin thureshin legjenda, që luftën e Adem Jasharit e vazhdoi në Mitrovicë, e cila në atë kohë po gjëmonte nga dhembjet e dhunës së pushtuesit.Ndërkaq, në shenjë respekti dhe nderimi për dëshmorin, është ndërtuar sheshi që mban emrin e tij, afër stacionit të autobusëve në Mitrovicë.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar Në vitin e ri, Skoda, Volvo dhe Kia po bëjnë një fillim të shkëlqyer në Zvicër... -
Ish-banorët e Mbretërisë së Bashkuar tani mund të dhurojnë gjak në Zvicër -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër?












