Shkurt.ch
I vë zjarrin veturës së vet, digjet i gjithë garazhi: Dy vjet e gjysmë burg për kosovarin
Përveç veturës së tij,e cila ishte djegur plotësisht, me atë rast kishin pësuar djegie edhe makinat tjera që ndodheshin aty si dhe pesë hyrjet e ndërtesës së banimit që lidheshin me garazhin
Gjykata Penale e Lucernit e ka dënuar me dy vjet e gjysmë burg kosovarin 26 vjeçar për zjarrvënie. Ai kishte djegur veturën e vet në një garazh nëntokësor në Willisau, në natën e vitit të ri 2014, shkruan luzernerezeitung.ch.
Përveç veturës së tij,e cila ishte djegur plotësisht, me atë rast kishin pësuar djegie edhe makinat tjera që ndodheshin aty si dhe pesë hyrjet e ndërtesës së banimit që lidheshin me garazhin. 13 persona i ishin nënshtruar kontrollit mjekësor për helmimin që kishin pësuar nga tymi, transmeton albinfo.ch. Dëmet materiale të shkaktuara nga zjarri kanë qenë gjysmë milion franga.
Gjykata ka konstatuar se kosovari i ka vënë zjarrin makinës së tij për shkak të problemeve financiare që ka pasur.
Nga dy vjet e gjysmë burg sa është dënimi, ai duhet t`i mbajë vetëm tetë muaj. Pjesa tjetër i është shndërruar në dënim me kusht. .
Dënimi ende nuk është bërë i plotfuqishëm. Lënda është bartur më tutje në Gjykatën e Kantonit.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës












