E-Diaspora
I vërtetohet dënimi i përjetshëm shqiptarit për vrasje nga gjakmarrja
Motivi i vrasjes kishte qenë gjakmarrja në mes dy familjeve të armiqësuara shqiptare, e cila po vazhdonte për shumë vjet
Më 3 prill 2019, Gjykata e Landit në Ulm pati dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje një 47-vjeçar nga Göppingeni, me prejardhje shqiptare. Tani, më 20 nëntor, aktgjykimi është i formës së prerë, shkruan pnp.de. Gjykata Federale hodhi poshtë si të pabazuar një kërkesë për rishikim, të bërë nga mbrojtja.
Gjykata Penale e Ulmit e kishte konsideruar si të provuar faktin që i pandehuri, së bashku me një bashkëpunëtor të tij, në prill të vitit 2017 e kishin joshur viktimën e ardhshme Xhoi M. në një liqen peshkimi (Erbach), me pretekstin e një biznesi droge, transmeton albinfo.ch. Aty ata kanë vrarë viktimën me një goditje me çekiç në kokë dhe më pas e kanë fundosur (përmbytur) trupin e tij në ujë.
Motivi i vrasjes kishte qenë gjakmarrja në mes dy familjeve të armiqësuara shqiptare, e cila po vazhdonte për shumë vite dhe tashmë ka marrë disa jetë njerëzish, ishte thënë në vendimin gjyqësor, në prill të vitit 2019.
Në kundërshtim me këtë vendim, dy mbrojtësit e të pandehurit kishin parashtruar në Gjykatën Federale një kërkesë për rishikim, përcjell albinfo.ch. Ata pretendonin se kishte ndodhur ndonjë gabim procedural gjatë procesit njëvjeçar.
Në rast se Gjykata Federale do të kishte ndjekur pretendimin e tyre, çështja do të duhej të rihapej para një kolegji tjetër penal në Gjykatën e Landit në Ulm. Sidoqoftë, nuk ndodhi kështu, prandaj vendimi është i plotfuqishëm.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem Ambasada e Kosovës në Pragë sjell një mbrëmje artistike në kuadër të Muajit të Gjuhës dhe... -
Thun
Shqiptarët udhëheqin Thunin drejt titullit historik -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Rita Ora ndez skenën e “The Masked Singer” -
Shfaqet në Bernë filmi “Përrallë nga e kaluara”
Jeta në Zvicër
-
Ipeshkvijtë zviceranë ruajnë testet psikologjike për parandalimin e abuzimeve Konferenca e Ipeshkvijve Zviceranë (CES) ka vendosur të vazhdojë kryerjen e vlerësimeve psikologjike për kandidatët pastoralë... -
Studimi në Vaud: Shumë ushqim dhe plastikë përfundojnë në mbeturinat e zakonshme -
Ulje e lehtë e pezullimeve të patentave në Zvicër, përveç tek të rinjtë -
Fluturimi i parë special sjell në Zvicër 211 qytetarë të bllokuar në Lindjen e Mesme -
Pse është kaq e rëndësishme përgjegjësia personale në Zvicër?













