Lajme
Ibrahim Berisha kandidon sërish për Këshillin e Përgjithshëm të Friburgut
Politikani me rrënje shqiptare nga Kosova, Ibrahim Berisha ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për Këshillin e Përgjithshëm të Qytetit të Friburgut (Conseil général / Generalrat) në zgjedhjet komunale që do të mbahen më 8 mars 2026. Ai kandidon në Listën 1, nën siglën e partisë Le Centre / Die Mitte – Fribourg-Ville.
Berisha synon vazhdimin e angazhimit të tij politik në nivel komunal, duke u fokusuar në çështje që lidhen me arsimin, integrimin social, migracionin dhe përfaqësimin e drejtë të qytetarëve.
Biografi dhe angazhim politik
Ibrahim Berisha ka shënuar histori në vitin 2021, kur u zgjodh deputet në Parlamentin komunal të Friburgut, pas zgjedhjeve të 7 marsit. Ai u bë shqiptari i parë që siguroi një ulëse në këtë institucion, raportoi atëkohë Albinfo.ch.
Angazhimi i tij politik daton që nga viti 1992, ndërsa në vitin 2009 ai u anëtarësua në Partinë Socialiste, të cilën e kishte zgjedhur për shkak të parimeve të barazisë dhe mbrojtjes së të drejtave të të gjithëve, pa dallim origjine, feje apo përkatësie etnike.
Në aspektin profesional, Ibrahim Berisha punon është aktiv në fushën e gastronomisë dhe është i angazhuar gjithashtu në komisionin shkollor për çerdhet dhe shkollat fillore në Friburg.
Zgjedhjet e 8 marsit 2026 do të përcaktojnë përbërjen e re të Këshillit të Përgjithshëm të Qytetit të Friburgut për legjislaturën e ardhshme.
Lexoni po ashtu:
Ibrahim Berisha shënon historinë, zgjedhet deputet në Parlamentin e Friburgut
E-Diaspora
-
Sot i jepet lamtumira e fundit 28-vjeçarit që vdiq tragjikisht në aksidentin në Slloveni Një aksident i rëndë para dy ditësh ka ndodhur në Slloveni, ku ka humbur jetën një... -
Sot në Gjenevë: Debat mbi të drejtën e votës së të huajve -
Zvicër
Kosova me “Shtëpinë e Kosovës” në Davos 2026, në fokus talenti, demokracia dhe investimet -
Lorisi renditet i pari në botë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës -
SEEstage lartëson shfaqjen “Hotel Grand” nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025
Jeta në Zvicër
-
Jacques Moretti ka qenë edhe më parë i dënuar në Zvicër Sipas ligjit të Valisit, individëve me dënime të mëparshme u ndalohet të operojnë një bar në... -
Zvicër: Shumë vonë për të shpëtuar sezonin e skive -
Gruyère i mbijeton sanksioneve të SHBA-së -
Personi me pistoletë grabit një dyqan të dorës së dytë në Bernë -
WEF mbron vendimin për ftesën e Trumpit në Davos











