Kosova
Identifikohen dy nga shqiptarët që humbën jetën në Hamburg, punonin me dokumente të rreme bullgare
Detaje të reja, identifikohet një nga shqiptarët që humbi jetën në kantierin në Gjermani
A.Z. është 31 vjeç, nga Elbasani, njëri prej viktimave që humbi jetën tragjikisht në kantierin e ndërtimit në Hamburg mëngjesin e të hënës, përcjell albinfo.ch.
Viktima e dytë e identifikuar është një i ri nga Kukësi, me inicialet R.H.
Shqiptarët, punonjës në të zezë në kantier, janë paraqitur me dokumente të rreme bullgare dhe kjo është arsyeja e paqartësisë së identiteteve të tyre nga shteti gjerman.
Besohet se numri i shqiptarëve që kanë humbur jetën në skelën që u shemb është pesë, tre shqiptarë të Shqipërisë dhe dy shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, të gjithë të regjistruar me dokumente bullgare. Mbrëmjen e djeshme është nxjerrë nga rrënojat një tjetër trup.
Administratori shqiptar nga Kosova i firmës që kishte regjistruar shqiptarët me dokumente false është zhdukur.
Ngjarja ndodhi teksa shqiptarët po punonin për ndërtimin e një pallati në zonën e HafenCity.
Mendohet se ka ende viktima nën rrënoja dhe po punohet për nxjerrjen e trupave.
E-Diaspora
-
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana Zvicra monitoron trajtimin e pacientëve të dërguar jashtë vendit pas zjarrit në Crans-Montana... -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?














