Lajme
Ignazio Cassis, hapi zyrtarisht kryesinë e Zvicrës në OSBE
Zvicra merr zyrtarisht kryesinë e OSBE-së për vitin 2026
Ministri zviceran i Punëve të Jashtme, Ignazio Cassis, ka hapur zyrtarisht kryesinë e Zvicrës në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE), transmeton albinfo.ch.
Duke folur para Këshillit të Përhershëm të OSBE-së, i cili përfshin 57 shtete pjesëmarrëse, Këshilltari Federal Cassis prezantoi prioritetet e Zvicrës gjatë këtij mandati. Ai theksoi se fokusi kryesor do të jetë arritja e një paqeje të qëndrueshme në Ukrainë, promovimi i dialogut gjithëpërfshirës dhe forcimi i kapaciteteve të OSBE-së për të vepruar në mënyrë më efektive.
“Ne duhet të përmbushim pritshmëritë e themeluesve të OSBE-së. Ato janë sot të njëjta si para 50 vjetësh: paqe dhe siguri”, deklaroi Ignazio Cassis, Kryetar i Radhës i OSBE-së për vitin 2026.
Zvicra, e njohur për rolin e saj neutral dhe angazhimin në diplomacinë multilaterale, synon që përmes këtij mandati të kontribuojë në uljen e tensioneve, ndërtimin e besimit dhe forcimin e stabilitetit në kontinentin evropian dhe më gjerë./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Sot i jepet lamtumira e fundit 28-vjeçarit që vdiq tragjikisht në aksidentin në Slloveni Një aksident i rëndë para dy ditësh ka ndodhur në Slloveni, ku ka humbur jetën një... -
Sot në Gjenevë: Debat mbi të drejtën e votës së të huajve -
Zvicër
Kosova me “Shtëpinë e Kosovës” në Davos 2026, në fokus talenti, demokracia dhe investimet -
Lorisi renditet i pari në botë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës -
SEEstage lartëson shfaqjen “Hotel Grand” nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025
Jeta në Zvicër
-
Një marshim kundër WEF dhe kundër Trump bashkon qindra protestues në Graubünden Gati 600 demonstrues u nisën nga Küblis (GR) të shtunën për të shkuar në Forumin Ekonomik... -
Donald Trumpi në Davos javën e ardhshme -
Sot në Gjenevë: Debat mbi të drejtën e votës së të huajve -
Zvicër
Kosova me “Shtëpinë e Kosovës” në Davos 2026, në fokus talenti, demokracia dhe investimet -
Zvicër
27 kompani kosovare prezantojnë industrinë e drurit në Zvicër













