Kosova
IKD: Kosova ka mbetur për 6 muaj pa Strategji Kundër Korrupsionit
Instituti Kosovës për Drejtësi konsideron se Qeveria e Kosovës vazhdon trendin e marrjes së vendimeve të kundërligjshme, duke marrë në këtë mënyrë kompetencat dhe përgjegjësitë e Kuvendit të Kosovës.
Sipas IKD-së, Qeveria ka miratuar Strategjinë Shtetërore dhe ka urdhëruar zbatimin e saj, në vend se një gjë të tillë ta kalojë për votim në Kuvendin e Kosovës, ashtu siç përcaktohet me ligj, përcjell albinfo.ch.
“Qeveria përmes vendimit të kundërligjshëm, ka miratuar Strategjinë Shtetërore Kundër Korrupsion dhe ka urdhëruar zbatimin e saj, pa u miratuar nga Kuvendi, dhe të njëjtin vendim e ka dërguar në Kuvendin e Kosovës. Ky i fundit, përmes Komisionit për Legjislacion, ka kthyer mbrapsht vendimin e Qeverisë, duke vlerësuar se Qeveria ka zbatuar kompetenca të Kuvendit dhe ka kërkuar që vendimi të nxirret në përputhje me ligjin në Qeveri dhe më pas të dërgohet për miratim në Kuvendin e Kosovës. Qeveria prej miratimit të këtij vendimi në mars 2018, ende nuk e ka dërguar në Kuvend vendimin e ndryshuar në përputhje me ligjin për Strategjinë Kundër Korrupsionit dhe rrjedhimisht vendi tash e më shumë se gjashtë muaj nuk ka Strategji Shtetërore Kundër Korrupsionit”, thuhet në reagimin e IKD-së.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel












