Muzikë
Ikën, por nuk harrohen: 4 personalitete të mëdha të artit që i humbëm më 2020
Viti pandemik 2020 ka qenë një vit shumë i vështirë për të gjithë, edhe në Kosovë, kanë humur jetën disa nga emrat më të njohur të fushave të ndryshme, veçmas ata të artit, shkruan albinfo.ch.
Në këtë artikull të albinfo.ch gjeni një vështrim pas mbi disa nga figurat më me ndikim dhe trashëgiminë e tyre kulturore.
![]()
Nexhmije Pagarusha
Më 7 shkurt Nexhmije Pagarusha, legjenda e muzikës shqiptare, Bilbili i Kosovës, u nda nga jeta në moshën 86-vjeçare. Ajo vuante nga një sëmundje e rëndë.
Këngëtarja ikonë e muzikës shqipe ka lënë pas vete një pasuri të veçantë kulturore.
Ajo është dalluar gjithmonë për zërin e saj të dalluar e të fuqishëm, zë ky që i bënte këngët e saj kryevepra edhe më të veçanta.
Nexhmije Pagarusha, bashkë me bashkëshortin e saj, kompozitorin Rexho Mulliqi, e disa bashkëpunëtorë tç tjerë kanë publikuar shumë këngë që kanë mbetur të pavdekshme në historinë e muzikës shqipe, e që këndohen e interpretohen edhe gjatë ditëve të sotme. Pa dyshim kënga më e njohur e saj është ‘Baresha’, këngë kjo që është kënduar e interpretuar në shumë versione përgjatë viteve. Pagarusha ka qenë e vetmja që ka arritur ta këndojë në mënyrën e saj këngën që është mjaft e vështirë për t’u interpretuar, e që ajo e bënte me aq lehtësi.
Ajo ka kënduar në versionin e saj edhe këngën e njohur “E dehur jam”, duke e bërë si këngë të vetën me interpretimin fantastik që i ka bërë.
Një këngë që është me të vërtetë e pavdekshme, është ajo me titullin “Ani mori nuse” që shfaqë këngën shqipe në nivel shumë të lartë.
Njëjtë mund të themi edhe për këngën “E kujtoj atë takim”, në të cilën zëri i artistes kumbon shumë bukur dhe vërehet veçantia e saj.

Ismet Peja
Ikona e muzikës shqipe, Ismet Peja, ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare.
Që në fëmijëri prej moshës 13-vjeçare filloi të merrej me muzikë.
Sukseset më të mëdha i arriti me shoqërinë muzikore “Hajdar Dushi”, me të cilën kishte prezantime të shumta në TVP dhe Radio Prishtinë.
Albumi i tij i parë doli në vitin 1986 me orkestrën e “Hajdar Dushit”. Gjerë tani ka publikuar një numër të madh të albumeve muzikore dhe 4 videokaseta.

Leze Qena
Ikona e aktrimit në Kosovë ndërroi jetë në moshën 85-vjeçare në QKUK, teksa kohëve të fundit u largua nga angazhimet artistike për shkak të problemeve shëndetësore.
Ajo ka lënë pas një bagazh të pasur artistik, ikja e së cilës do të lërë një zbrazëtirë të pazëvendësueshme për artin dhe kulturën në vend.
Lezja ishte e martuar me Xhevat Qenën i cili ka vdekur vite më parë. Çifti Qena kishin aktruar bashkë në shumë filma, seriale e komedi.Aktorja e dashur për publikun shqiptar Leze Qena, kishte aktruar në këto seri televizive, si: Mahmutovitët dhe Rexhepovitët – (komedi, 2000), Po e zëm, po e zëm – (mini TV seri, 1970), Ditari i Lec Pazhecit – (mini TV seri, 1975), I ikuri – (seri TV për fëmije 1980)seri e njohur edhe si Fidani, Shkolla e fshatit (TV, 1987), Qesh e ngjesh – (TV, 1982), Të gjithë me ne – (mini TV seri, 2000), Familja moderne(TV,2001-2011), Kombinati (2012-2015).
Ajo ishte sëmurë rëndë me 7 mars të këtij, pak ditë pasi mbushi 85 vjeç. Ndërsa sot familjar të saj kanë njoftuar se ka vdekur në QKUK.

Adem Mikullovci
Në shtator të 2020, në moshën 81-vjeçare aktori i njohur kosovar Adem Mikullovci, ndërroi jetë, një ndër aktorët më të mirënjohur në skenen shqiptare.
Adem Mikullovci ka lindur në vitin 1939 në Vushtrri, kurse përgjatë jetës së tij ka luajtur në shumë projekte filmike, teatrore, komedi dhe shumë performanca të tjera artistike.
Përveç shumë roleve në teatër dhe pothuajse një jetë të tërë të kaluar aty, Ademi ka realizuar edhe shume role dhe regji të filmave të ndryshëm dhe serialeve televizive.
Mikullovci gjithashtu ka qenë delegat i kuvendit i cili shpalli Deklaratën Kushtetuese dhe të Pavarësisë nga viti 1990-1992; si dhe u zgjodh deputet i Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e kaluar pas riinkuadrimit të tij në politikë, duke u bërë pjesë e partisë Lëvizja Vetëvendosje nga viti 2017. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Muzikë
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres Koha e Krishtlindjeve sjell fluks të lartë udhëtarësh në aeroportet zvicerane. Aeroporti i Cyrihut pritet të... -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë












