Shqipëria
Ikja nga vendlindja për një jetë më të mirë po zbraz Shqipërinë
Referuar statistikave, numri i familjeve në Shqipëri po bie me shpejtësi nga viti në vit, kryesisht si rrjedhojë e emigracionit të lartë, përcjell albinfo.ch.
INSTAT raportoi se numri i familjeve arriti vitin e kaluar në 765,551, ose 3412 familje më pak se në vitin 2020.
Referuar të dhënave nga anketa e buxhetit të familjes, tregohet se numri i familjeve ishte me rritje deri në vitin 2018, por pastaj nisi rënia. Në vitin 2019 kishte gati 1000 familje më pak se në 2018 dhe në vitin 2021 numërohen 7.1 mijë familje ose 1 % më pak se në vitin 2018, kur shënohet dhe numri më i lartë i familjeve në dekadën e fundit.
Pas vitit 2014 u përhap emigrimi masiv i familjeve nëpërmjet kërkesës për azil ekonomik në vendet e BE-së, kryesisht në Gjermani dhe Francë. Këtë vit një rrugë e re emigracioni me gomone në Britani po gjeneron një trafik të ri të familjeve shqiptare.
Gjithashtu bashkimet familjare me emigrantët e ikur në dekadën e parë të emigracionit po zbrazin vendin gjithnjë e më shumë nga familjet.
Anketa të mëparshme nga INSTAT kanë gjetur se emigracioni në dekadën e fundit mori tiparet e largimit të njësive familjare. Pas heqjes se vizave në vitin 2013, shanset për emigruar me gjithë familjen u rritën.
Gjeografia e emigracionit në dekadën e fundit ka prekur edhe qarqet me nivelin më të lartë të jetesës, siç është Tirana, Fieri dhe Durrësi, ku të ardhurat mesatare të familjeve janë përgjithësisht mbi mesataren kombëtare.
Anketa e emigracionit 2011-2019 ka gjetur se, qyteti i Shkodrës pati nivelin më të lartë të emigracionit në raport me popullsinë e qarkut. Gjatë periudhës 2011-2019, ka emigruar 16.7% e popullsisë së qytetit, rreth 36 mijë persona, nga të cilët 15,700 janë emigrime familjare.
Pas Shkodrës, Fieri renditet i dyti për nivelin e lartë të emigracionit në raport me popullsinë. Në dekadën e fundit ka emigruar nga Qarku i Fierit 15,5% e popullsisë, ku 5% e tyre ishin të grupuar në familje. Nga Qarku i Fierit, i cili është dyti për nivelin e lartë të jetesës pas Tiranës, janë larguar mbi 48 mijë persona. Vendin e tretë e zë Qarku i Durrësit, i cili ka humbur 14.1% të popullsisë në dekadën e kaluar, ku popullsia është pakësuar me mbi 37 mijë persona.
Tirana zë vendin e katërt për nivelin e lartë të emigracionit në total. Popullsia e Qarkut të Tiranës është pakësuar me 13.7%, ose me 102 mijë persona gjatë 2011-2019, por 77 mijë persona kanë migruar të grupuar në familje. Anketa ka zbuluar se Tirana ka emigracionin më të lartë të njësive familjare krahasuar me qarqet e tjera. Gjatë periudhës, 10.3% e familjeve të qarkut kanë emigruar.
Në vend të pestë për emigrim të lartë vjen Elbasani, ku ka emigruar 12.5% e popullsisë banuese e regjistruar më 2011, ku 5.2% e tyre ishin të grupuar në familje. Në vendin e gjashtë, Qarku i Kukësit, i cili ka humbur në emigrim 12.4% të popullsisë gjatë dekadës, më shumë se 10 mijë persona, por ky qark është prekur shumë edhe nga migrimi brenda vendit i popullsisë.
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët ndihen më pak të sigurt kur udhëtojnë jashtë vendit Ndjenja e sigurisë së qytetarëve zviceranë gjatë udhëtimeve jashtë vendit ka rënë ndjeshëm, sipas një studimi... -
Rritet inflacioni në Zvicër -
Fitnesi në Zvicër: një në pesë të rritur me abonim në palestër -
Rruga mbi kalimin Gotthard hapet këtë të premte pas mbylljes dimërore -
“Rregulli i 30%” për qiranë mbetet standard në Zvicër, por jo ligj













