Kosova
IKSHPK bën thirrje për zbatim të rekomandimeve për mbrojtje nga koronavirusi në këtë ditë feste
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës u ka uruar të gjithë besimtarëve myslimanë festën e Fitër Bajramit.
IKSHPK shpreh mirënjohje dhe respekt për përkushtimin që besimtarët kanë treguar gjatë gjithë muajit të Ramazanit në zbatimin e rekomandimeve tona.
“Ne besojmë se një mënyrë e këtillë e manifestimit të besimit do të tregohet edhe gjatë festës së Bajramit të Madh. Prandaj, duke pasur parasysh se rreziku nga COVID-19 nuk ka kaluar ende, IKSHPK bën thirrje që në këto ditë feste të shmangen vizitat tradicionale te familjarët dhe te njëri-tjetri dhe të vazhdohet me zbatimin e rekomandimeve të IKSHPK-së dhe të MSH-së, ashtu siç jeni udhëzuar gjithashtu edhe nga Bashkësia Islame e Kosovës”, thuhet në njoftim.
“Vetëm me kujdesin e shtuar të të gjithëve, me përkushtimin dhe angazhimin e përbashkët do të mund ta tejkalojmë këtë situatë. Lutemi që solidariteti dhe mirëqenia të mbizotërojë mes nesh, me shpresën që festimet e ardhshme të shënohen sipas traditës dhe në rrethana të tjera më të mira”, thuhet në fund.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Amerikë
Alban Dervishi, shqiptari që komandon anijen luftarake amerikane USS Pearl Harbor, vjen në Kosovë Oficeri i Marinës Amerikane me rrënjë shqiptare qëndron në Kosovë... -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Itali
Ambra Marku ngjitet në skenën e Sanremos, 12-vjeçarja përfaqëson Shqipërinë në “Ariston” -
Gjermani
“Reporting House” sjell në Mynih kujtesën e luftës në Kosovë -
Aeroporti i Prishtinës shënon rritje të fluturimeve dhe udhëtarëve
Jeta në Zvicër
-
Tregu organik në Zvicër arrin nivel rekord prej 4.3 miliardë frangash në 2025 Zvicra udhëheq botën në bujqësinë organike... -
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens














