Lajme
Ilaçet e Hemofarm-it serb kërcënojnë shëndetin masiv në Kosovë
Një skandal me përmasa të frikshme që lidhet me shëndetin publik ka shpërthyer në sektorin e farmaceutikës në Kosovë.
Agjencia amerikane për ushqim dhe ilaçe FDA, e cila e ndihmon Agjencinë Kosovare për Produkte Medicinale, thotë se ka zbuluar në bimët e kompanisë farmaceutike serbe Hemofarm, baktere që shkaktojnë ndërprerjen e punës së mushkërive dhe vdekjen.
Sipas një hulumtimi që e ka bërë agjencia e lajmeve e Prishtinës “Kosovapress” agjencia amerikane FDA para dy javësh iu ka dërguar letër udhëheqësve të Hemofarm-it dhe u ka kërkuar kontroll të cilësisë përmes trajnimit të ri të të punësuarve, pastaj ridizenjimin e hapësirave të caktuara, rritjen e pastërtisë etj.
Por, Ilir Dushi, kryeshef ekzekutiv i Agjencisë Kosovare për Produkte Medicinale, ka thënë për Kosovapress se produktet e Hemofarm-it, për shkaqe dokumentacioni që nga janari i këtij viti janë ndaluar të importohen në Kosovë, mirëpo ai nuk e ka mohuar që produkte të tilla të ketë në barnatoret kosovare.
Prodhimet e Hemofarmit gjenden në shumicën e farmacive të Kosovës. Ndërkohë që kontrolli i barnave në Kosovë është në nivele të ulëta, atëherë këto barna të rrezikshme janë lehtësisht të përdorshme nga popullsia në Kosovë
E-Diaspora
-
Jeton Hoxha, shqiptari më i votuar në Renens, rizgjidhet në Asamblenë Komunale Ai është renditur gjithashtu ndër kandidatët më të votuar të Partisë Socialiste në këtë komunë... -
Nesër në Bernë: Ejani në manifestimin “Kurora e Lirisë” -
Gjermani
Dy shtetas nga Kosovë arrestohen në kufi me veturë të vjedhur në Gjermani dhe armë zjarri -
Arrestohet një i kërkuar nga Italia, ishte dënuar për vjedhje dhe emigracion të paligjshëm -
Paris
Diaspora në Paris hap klasë për mësimin e gjuhës shqipe
Jeta në Zvicër
-
Lufta me Iranin rrezikon pushimet e zviceranëve në Egjipt Pushimet e shumë turistëve zviceranë në Egjipt mund të rrezikohen për shkak të tensioneve dhe luftës... -
6 lajmet kryesore të javës në Zvicër -
Turizmi zviceran në rrezik -
Normalizohen shitjet e biçikletave në Zvicër -
Pranvera po fillon gjithnjë e më herët në Zvicër











