Shqipëria
Importet e ilaçeve nga Shqipëria: Zvicra në vendin e tretë
E treta është Zvicra me 2.5 miliardë lekë ilaçe (rreth 20 milionë euro) të importuara në Shqipëri në një vit
Shqipëria ka importuar ilaçe në vlerën e 24 miliardë lekëve gjatë vitit të kaluar, ose 184 milionë euro përafërsisht.
Të dhënat e institutit të statistikave të përpunuara nga ‘Scan’ tregojnë qartë edhe epërsinë që disa vende kanë në listën e atyre nga të cilët ne i importojmë këto ilaçe.
Në vend të parë të listës, me pozita të padiskutuara në krahasim me të tjerët qëndron pikërisht Italia, me 3.4 miliardë lekë, ose 26 milionë euro importe gjatë 2017-ës.
Në vend të dytë ndërkohë qëndron Gjermania me 2.7 miliardë lekë importe në Shqipëri. Më pas vijon Zvicra me 2.5 miliardë lekë ilaçe (rreth 20 milionë euro) të importuara në Shqipëri në një vit, përcjell albinfo.ch.
Tre vendet e para janë praktikisht peshat e rënda të industrisë farmaceutike jo vetëm në Evropë, por edhe në nivel global, pasi zënë një pjesë të mirë të tregut global, jo vetëm në sasi por edhe në cilësi.
Tre vendet e para të listës zënë kështu pak më shumë se 1/3 e importeve në vend, ose më saktë 35.8% të totalit. Lista më pas vijon me Turqinë dhe Slloveninë, të cilat me 2.1 dhe 2 miliardë lekë respektivisht mbyllin 5-shen e parë.
Në total janë plot 68 shtete të botës nga të cilat Shqipëri ka importuar produkte farmaceutike gjatë 2017-ës.
E-Diaspora
-
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë Me mbi 1000 pjesëmarrës të regjistruar, në Tiranë u mbajt Kongresi i 27-të i Federatës së... -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore Autoriteti i Ruajtjes Historike të kantonit të Bernës i ka dhënë statusin e trashëgimisë kulturore tramvajit... -
Shpenzimet për turizëm vazhdojnë të rriten -
Kafshimi i gjarprit: Sa i rrezikshëm është në të vërtetë në Zvicër? -
Vala e të nxehtit ushtron presion mbi bujqësinë -
Ekonomistët presin rritje më të ngadaltë në Zvicër këtë vit













