Lajme
“Strabag” ua sjell ujin fshatrave të Ferizajt
Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë
Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa dhe përfaqësues të kompanisë austriake për teknologjinë e ujit “Strabag AG” nga Vjena, nënshkruan sot kontratën për zbatimin e ndërtimit të skemës për furnizim me ujë në Ferizaj. Ky projekt, sipas kryetarit Svarqa, është njërin nga më të mëdhenjtë që do të jetësohet në komunën e Ferizajt gjatë viteve të fundit.
“Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë”, deklaroi ai.
Po ashtu projekti parashikon shpimin e pesë burimeve të ujit, vendosjen e tubacionit deri tek rezervuari, si dhe ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Sojevë, Dardani, Zllatar, fshatrat përreth tyre dhe një pjesë të qytetit të Ferizajt.
Kontrata, siç u tha, hyn në fuqi pasi të jetë ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe banka austriake, ndërsa do të zbatohet brenda dy vitesh nga dita e ratifikimit.
E-Diaspora
-
Vjenë
Sot mbahet Forumi Ekonomik në Vjenë, Kurti merr pjesë Takime të nivelit të lartë dhe fokus në bashkëpunimin ekonomik Kosovë–Austri, në fokus promovimi i investimeve... -
Amerikë
Shkencëtarja shqiptare Eranda Berisha me zbulim të rëndësishëm në luftën kundër kancerit -
Gjermani
Në Berlin hapet ekspozita “28 Minuta”, sjell fotografi të rralla nga hyrja e KFOR-it në Kosovë -
Amerikë
Vlonjat Gashi diplomon doktor shkence në SHBA në fushën e gjenetikës -
Bernë: Inovacioni, lidershipi dhe bashkëpunimi në fokus
Jeta në Zvicër
-
Gjarpërinjtë helmues shqetësojnë Zvicrën, rrezikohet zhvendosja e kampit stërvitor Federata e Futbollit e Zvicrës po shqyrton masa shtesë sigurie pas raportimeve për praninë e gjarpërinjve... -
Bernë: Inovacioni, lidershipi dhe bashkëpunimi në fokus -
Fadil Muqolli: “Kam frikë se po e zbehim përgjegjësinë e autorëve të krimeve të kryera gjatë luftës me heshtjen tonë” -
Xhaka dhe Rodriguez bëjnë shqiponjën, Federata Zvicerane: Shqiponjat ishin për shqiptarët -
Ushtria zvicerane porosit artileri të re nga Gjermania












