Lajme

Zjarret në Francë: Mbi 220 mijë persona evakuohen pranë Bordeaux

Zjarret masive në jugperëndim të Francës po vazhdojnë të jenë jashtë kontrollit, ndërsa dhjetëra mijëra persona janë evakuuar pranë qytetit të Bordeaux.

Zjarrfikësit po luftojnë me flakët që kanë përfshirë rajonin e Girondës, teksa deri më tani janë djegur rreth 42 mijë hektarë tokë dhe sipas autoriteteve, mbi 220 mijë persona janë larguar nga zonat e rrezikuara që prej nisjes së zjarreve më 22 korrik, transmeton albinfo.ch.

Zjarri ndodhet rreth 15 kilometra nga periferitë e Bordeaux dhe autoritetet po monitorojnë me shqetësim përhapjen e tij, e ndihmuar nga bimësia e thatë dhe erërat e forta.

Kapiteni i zjarrfikësve Nicolas Braz e përshkroi situatën si një zjarr “të çrregullt dhe të pakontrollueshëm”, që po krijon edhe vorbulla ere.

Ministri i Brendshëm francez, Laurent Nunez u shpreh se situata mbetet “shumë e pafavorshme”, teksa presidenti Emmanuel Macron premtoi mbështetje për zonat e prekura.