Lajme
Një pjesëtar i Gardës Zvicerane të Papës del pozitiv, izolohen ushtarët
Të gjithë pjesëtarët e gardës duhet të qëndrojnë në dhomat ose apartamentet e tyre në kazermat. Ndërsa lagjja është praktikisht e rrethuar
Një rast pozitiv Covid-19 është raportuar në kazermat e Gardës Zvicerane në Vatikan. Kjo del nga një letër e brendshme informacioni që Garda ua ka dërguar së fundi të gjithë nënoficerëve dhe rojeve, shkruan srf.ch.
Për shkak të këtij rasti infeksioni, sipas letrës, për Gardën Zvicerane duhet të zbatohen menjëherë masa të reja përkatëse.
Të gjithë pjesëtarët e gardës duhet të qëndrojnë në dhomat ose apartamentet e tyre në kazermat. Ndërsa lagjja është praktikisht e rrethuar, transmeton albinfo.ch. Tani bëjhet e detyrueshme vënia e maskës në të gjithë zonën e kazermave dhe po ashtu do të ketë një vendim për ndalim të pushimeve për ushtarët.
Sipas korrespodentit të SRF, Philipp Zahn, shtrohet pyetja pse Garda Zvicerane vetëm tani ka vendosur të zbatojë detyrimin e rreptë të mbajtjes së maskës, përcjell albinfo.ch. Kjo pyetje shtrohet pasi në Romë tashmë ka një detyrim maske që nga fillimi i muajit, ndërsa në të gjithë Italinë që nga e enjtja.
Betimi i 38 rekrutëve të rinj të Gardës Papnore Zvicerane është zhvilluar më 4 tetor, sipas “Vatican News”, pavarësisht nga pandemia e koronavirusit.
Sipas “Vatican News”, pjesëtarët e gardës duhet të “kenë kujdes kur kanë të bëjnë me Papën”, gjegjësisht duhet të mbajnë maskë fytyre dhe të sigurojnë distancën.
Por, “një herë gjatë kësaj kohe pata nderin të shtrëngoj duart me Papa Françeskun,” citon portali në internet një nga pjesëtarët e Gardës Zvicerane.
E-Diaspora
-
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë Hektor Krasniqi mori një vendim që do t’i ndryshonte jetën: të linte pas futbollin austriak dhe... -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar













