Kosova
Infektologu shqiptar, mesazh qytetarëve: Vaksinohuni!
Në një postim në rrjetet sociale, infektologu i njohur shqiptar, Tritan Kalo, u bënë thirrje të gjithë qytetarëve që të paraqiten për të bërë vaksinën kundër koronavirusit, duke iu referuar alarmit të dhënë nga autoritetet e shëndetësisë shqiptare se mund të ketë mbërritur edhe varianti Delta i virusit.
Përmes një postimi në “Facebook”, mjeku shqiptar Kalo thekson se nuk duhet nënvlerësuar vaksinimi, pasi sipas tij, akoma nuk është fituar përfundimisht beteja me këtë armik të padukshëm.
Postimi i mjekut Tritan Kalo:
Kohë kovidiane….10.07.2021 e në vijimësi….Me ose pa praninë e variantit “delta” si dhe të tjera varianteve të Sars-Cov2/Covid-19, PËRPARËSI në mbrojtjen e shëndetit tonë nga kjo “flamë mbarëbotërore” vijojnë të kenë VETNDËRGJEGJËSIMI dhe së fundmi edhe VAKSINIMI….Pavarësisht imunizimit aktiv pas kalimit të Covid-19 me ose pa shënja klinike, me rastin më të parë që na mundësohet kurrë të mos hezitojmë për t’u vaksinuar…..Vaksinat e përdorura si kudo në Botë edhe te ne, kanë të ndryshme përqindjen e parandalimit të Covid-19, por kanë të përbashkët përqindjen shumë të lartë përsa i përket parandalimit të mundësisë së kalimit të formave të rënda dhe të hospitalizmit prej kësaj sëmundje jetëlënduese dhe jetëmarrëse….Miq, të afërm, bashkëqytetar dhe bashkëkombas, MBANI të mbyllura veshët e “dritaret e mëndjes” ndaj teorive të Gjithollogëve kundra vaksinimit si proçes po ashtu edhe dyshimeve të pavënda ndaj llojit të vaksinave, nëse këto vaksina janë të aprovuara nga FDA, EMA apo WHO….
Njëkohësisht, VETKUJDESJA kurrë nuku duhet nënvlerësuar në çdo rrethanë, sidomos në këto javë “të ferrit klimatik”…..Masat për higjenën vetjake dhe atë kolektive vijojnë të jenë shumë dobiprurëse jo vetëm ndaj infeksionit nga Sars-Cov2, por ato rezultojnë mjaft të dobishme edhe ndaj infeksioneve stinore respiratore, të lëkurës, ato gastro-intestinale, të syve apo të prekjes së gjithë organizmit tonë….NE kurrë nuk do rreshtim për t’ju informuar dhe sensibilizuar….KINI mirë parasysh se të gjitha rastet e pranuara së fundmit në spital i përkasin individëve nga grupmoshat që tashmë i kanë marë të dy dozat e vaksinës, POR ata/ato kanë hezituar të vaksinohen si edhe bashkëmoshatarët e tyre…..Përse veni në rrezik jetët tuaja?….NUKU e kemi fituar ende përfundimisht betejën me këtë armik të padukshëm, përkundrazi…..NE ishim, jemi dhe kurdoherë do të jemi aty në vijën e parë të Ruajtjes dhe të Përkujdesjes ndaj Shëndetit e Jetës suaj…..Together forever!!!
E-Diaspora
-
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane Nga përballja me sfida të rënda personale dhe shëndetësore e lindi libri i saj, “Shërimi përmes... -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave













