Lajme
Rritet numri i të vaksinuarve plotësisht në Zvicër
Më shumë njerëz në Zvicër janë vaksinuar plotësisht nga sa mendohej fillimisht
Numri i banorëve të konsideruar të inokuluar plotësisht u rishikua dhe tani ka arritur nga 54.9 për qind në 57.9 për qind, pasi Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) tani po merr parasysh njerëzit që ishin shëruar nga Covid dhe iu administruan vetëm një doze, përcjell albinfo.ch.
Para korrigjimit, njerëzit që morën një dozë vaksine pas infektimit u llogaritën si “pjesërisht të vaksinuar”, një kategori, e cila përfshin gjithashtu njerëzit që presin vaksinën e tyre të dytë.
Kantoni Basel-Stadt tani ka shkallën më të lartë të vaksinimit të plotë (62 për qind), i ndjekur nga Cyrihu (61.3), Ticino (61), Basel-Land (60.8), me Zug dhe Vaud që kanë arritur 60.5 për qind.
Appenzell Innerrhoden është prapa pjesës tjetër të vendit me vetëm 47.1 për qind të banorëve të vaksinuar.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve -
Qytetet më mikpritëse në Evropë për emigrantët, Cyrihu në vendin e parë













