Lajme
Inflacioni në BE, afro 10 për qind
Krahasuar me muajin maj, ka rritje në 25 shtete
Inflacioni në Bashkimin Europian arriti në 9.6% në qershor 2022, sipas vlerësimeve përfundimtare të Eurostat të publikuara sot, duke shënuar një nivel të ri rekord dhe në rritje nga 8.8% që ishte treguesi në maj. Një vit më parë norma ishte 2.2%.
Në zonën euro, norma vjetore e inflacionit ishte 8.6%, nga 8.1% në maj. Një vit më parë inflacioni ishte 2.2%.
Normat më të ulëta vjetore u regjistruan në Maltë (6.1%), Francë (6.5%) dhe Finlandë (8.1%). Normat më të larta vjetore u regjistruan në Estoni (22.0%), Lituani (20.5%) dhe Letoni (19.2%). Krahasuar me majin, inflacioni vjetor ra në dy shtete anëtare dhe u rrit në njëzet e pesë.
Në qershor, kontributi më i lartë në normën vjetore të inflacionit të eurozonës erdhi nga energjia (+4,19 pikë përqindje, pp), e ndjekur nga ushqimi, alkooli dhe duhani (+1,88 pp), shërbimet (+1,42 pp) dhe mallrat industriale joenergjetike. (+1,15 pp), transmeton Monitor, përcjell albinfo.ch.
Banka Qendrore Europiane, BQE, e cila është angazhuar të përpiqet për të frenuar rritjen e çmimeve, do të mblidhet në fund të korrikut për të njoftuar rritjen e normave. Banka Qendrore ka thënë se norma do të rritet përsëri në shtator, që do të thotë se norma e saj kryesore e interesit mund të kthehet në territor pozitiv këtë vit. BQE ka pasur norma negative që nga viti 2014.
E-Diaspora
-
Gjermani
“Reporting House” sjell në Mynih kujtesën e luftës në Kosovë Mynih: Hapet ekspozita e “Reporting House” nga Prishtina... -
Aeroporti i Prishtinës shënon rritje të fluturimeve dhe udhëtarëve -
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane












