Lajme
Influencerja shqiptare: Familja më përjashtoi sepse u lidha me një jo-shqiptar
Influencerja gjermane me origjinë shqiptare, Zana, ka rrëfyer në rrjetet sociale historinë e saj personale, duke treguar se familja e përjashtoi pasi nisi një lidhje me një partner që nuk është shqiptar.
Ajo shprehet se lidhja e tyre u mbajt e fshehtë për vite me radhë nga frika e reagimit të familjes. Sipas Zanas, pas zbulimit të marrëdhënies, ajo u përball me presion emocional, kërcënime dhe humbi mbështetjen familjare.
“Brenda një dite mbeta pa shtëpi dhe pa siguri”, ka deklaruar ajo në një video në TikTok.
Pas periudhës së vështirë emocionale dhe financiare, influencerja vendosi të largohej nga Gjermania dhe të nisë një jetë të re në Qipro, transmeton albinfo.ch.
Historia e saj ka marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale, ku shumë persona kanë ndarë përvoja të ngjashme lidhur me marrëdhëniet ndërkulturore dhe kundërshtimin nga familjet tradicionale.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta Përveç dhjetë raporteve, të enjten në zyrën e prokurorit publik u paraqitën tri kallëzime penale kundër... -
Më pak njerëz punojnë në sektorin kulturor në Zvicër -
Marrëveshjet Zvicër-BE mund të jenë subjekt i shumicës së dyfishtë të popullit dhe kantoneve -
Gruaja zvicerane vdes pas një aksidenti me furgon shpërndarjeje pa shofer në Cyrih -
Sulmuan një turist në Locarno, katër të arrestuar












