Kosova
Informacione me rëndësi mbi institucionalizimin e mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Berlin
Në prag të fillimit të gjysmë vjetorit të dytë të mësimit në landin e Berlinit, Senati i Berlinit ka kërkuar nga të gjitha shkollat publike në Berlin që këto të fundit përmes drejtorive të tyre të njoftojnë prindërit për mësimin plotësues (Erstsprachenunterricht). Shumë drejtori të shkollave tashmë kanë dërguar njoftimet (me email) tek prindërit qysh javën e kaluar dhe prindërit e interesuar duhet të plotësojnë formularët për mësimin plotësues në gjuhën shqipe dhe t’i dorëzojnë ato në shkolla, përcjell albinfo.ch.
Kriteri kryesor që në një shkollë të ketë mësim plotësues të gjuhës shqipe është kërkesa prej të paktën 12 nxënësve shqiptarë në një shkollë.
Nëse dorëzohen 12 formularë, atëherë drejtoritë e shkollave informojnë organet kompetente të landit të Berlinit (Senatsverwaltung für Bildung, Jugend und Familie) për interesimin e shprehur dhe nevojën e ofrimit të gjuhës shqipe në shkollë.
Senatsverwaltung für Bildung, Jugend und Familie bën shpalljen e konkursit publik për pranimin e mësimdhënësve, duke e inkuadruar mësimin e gjuhës shqipe në sistemin arsimor të landit të Berlinit.
Përzgjedhja e mësimdhënësve do të bëhet nga Senatsverwaltung für Bildung, Jugend und Familie.
Fëmijët e interesuar do të kenë mundësinë të ndjekin dy orë në javë mësimin plotësues të gjuhës shqipe gjatë mësimit të rregullt shkollor.
Lusim të gjithë prindërit shqiptarë në Berlin që të shfrytëzojnë këtë mundësi të jashtëzakonshme për mësimin e gjuhës shqipe dhe institucionalizimin e saj në sistemin arsimor gjerman.
Ky lajm i shumëpritur është një mundësi e jashtëzakonshme që u ofrohet fëmijëve tanë në diasporë që të mësojnë gjuhën, historinë e kulturën kombëtare dhe të krijojnë e të thellojnë lidhjen emocionale me atdheun.
Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin u uron prindërve dhe nxënësve suksese të shumta dhe inkurajon që të lajmëroni fëmijët tuaj për të mësuar gjuhën shqipe.
Falënderojmë Senatin e Berlinit për bashkëpunimin e jashtëzakonshëm dhe përkrahjen e vazhdueshme për institucionalizimin e gjuhës shqipe në sistemin arsimor gjerman.
Për të shkarkuar formularin klikoni në linkun në vijim te rubrika „Anmeldung Erstsprachenunterricht“:


E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres Koha e Krishtlindjeve sjell fluks të lartë udhëtarësh në aeroportet zvicerane. Aeroporti i Cyrihut pritet të... -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë










