Lajme
Informacione rreth datave të fluturimeve për riatdhesimin e qytetarëve shqiptarë
Shqiptarët e mbetur jashtë vendit për shkak të mbylljes së kufijve mund të rikthehen në vendlindje, duke filluar nga dita e sotme, do të hapen prenotimet për fluturimet e riatdhesimit që nisin të shtunën nga Roma, transmeton albinfo.ch.
Data/Aeroporti i Nisjes/Ora Nisjes /Ora Mbërritjes/Aeroporti Pritës dhe Çmimi
18/04/2020 Tiranë (TIA) 3:30 4:00 Istanbul (IST)
18/04/2020 Istanbul (IST) 4:40 6:25 Tiranë (TIA) 100.00
18/04/2020 Tiranë (TIA) 13:00 14:25 Romë (FCO)
18/04/2020 Romë (FCO) 15:30 16:55 Tiranë (TIA) 100.00
19/04/2020 Tiranë (TIA) 13:00 15:05 Milano (MXP)
19/04/2020 Milano (MXP) 16:10 18:15 Tiranë (TIA) 100.00
20/04/2020 Tiranë (TIA) 8:00 8:30 Bari (BRI)
20/04/2020 Bari (BRI) 9:30 10:00 Tiranë (TIA) 100.00
20/04/2020 Tiranë (TIA) 13:00 14:25 Romë (FCO)
20/04/2020 Romë (FCO) 15:30 16:55 Tiranë (TIA) 100.00
21/04/2020 Tiranë (TIA) 10:00 12:30 Frankfurt (FRA)
21/04/2020 Frankfurt (FRA) 13:30 16:15 Tiranë (TIA) , 159.00 euro
22/04/2020 Tiranë (TIA) 10:00 13:00 Londër (LTN)
22/04/2020 Londër (LTN) 14:00 17:05 Tiranë (TIA) 199.00
23/04/2020 Tiranë (TIA) 10:00 12:45 Paris (CDG)
23/04/2020 Paris (CDG) 13:45 16:15 Tiranë (TIA) 159.00
24/04/2020 Tiranë (TIA) 10:00 12:30 Frankfurt (FRA)
24/04/2020 Frankfurt (FRA) 13:30 16:15 Tiranë (TIA) 159.00
–‐——-‐————————————-
‼
Informacion mbi rezervimin:
Qeveria e Republikës së Shqipërisë ka marrë vendim për fillimin e një operacioni për riatdhesimin e qytetarëve shqiptarë, të cilët janë të bllokuar në qytete të ndryshme të vendeve të BE-së, Britanisë së Madhe apo Turqisë, për shkak të mbylljes së kufijve si rezultat i përhapjes së virusit COVID-19.
Ky proces koordinohet nga grupi ndërministror, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë. Ministrja Balluku drejton operacionin e riatdhesimit.
Operacionet e transportit të qytetarëve shqiptarë nga aeroportet e përcaktuara drejt Aeroportit “Nënë Tereza” do të zhvillohen vetëm nga kompania “Air Albania”. Ky vendim është marrë për shkak të disa arsyeve me kryefjalë: sigurinë!
Rezervimi për riatdhësim:
Hapat e tjerë për t’u ndjekur me qëllim sigurimin e mundësisë për riatdhesim parashtrohen si vijon:
1. Procedura nis me hyrjen në faqen e AIR ALBANIA www.airalbania.com.al, duke përzgjedhur në rubrikën “Riatdhesime”. (Aneks 1 paraqet Tabelën e fluturimeve)
2. Më pas prenotohet Hoteli i cilësuar strukturë Covid-19, ku do të bëhet qëndrimi 14 ditor në karantinë.
– Përpara se të bëhet pagesa, qytetari duhet të lexojë dhe pranojë Kushtet e Karantinimit. https://harmoniahotelsgroup.com/akomodim-14-dite-ne-harmon…/
3. Pasi të kryejë pagesën e Hotelit Karantinë (€ 7/ ditë/person), shtetasit që kërkon të riatdhesohet do t’i dërgohet një e-mail, bashkëlidhur një faturë (voucher) e rezervimit të cilin do të duhet ta ketë me vete gjatë gjithë udhëtimit.
4. Përmes një e-mail të dytë nga Hoteli Karantinë ku është bërë pagesa, pasagjeri do të pajiset me një Kod Unik, me anë të së cilit do të realizohet prerja e biletes së fluturimit me Air Albania.
5. Në vijim, shtetasi që kërkon të riatdhesohet, duhet të rikthehet në faqen e AIR ALBANIA www.airalbania.com.al, ku pret biletën e udhëtimit me anë të Kodit Unik, biletë e cila do t’i dërgohet përmes emailit.
– Shih tabelën mëposhtë për destinacionet, oraret dhe çmimet përkatëse.
6. Në aeroportin e origjinës së udhëtimit, shtetasi që kërkon të riatdhesohet, duhet të firmosë një deklaratë mbi pranimin e Kushteve të Karantinimit; duhet të jenë të pajisur me dokumentacion të vlefshëm udhëtimi; duhet të mbajë me vete një kopje të faturës së rezervimit të hotelit, si dhe biletën e udhëtimit. Të gjithë udhëtarët nuk do të lejohen të imbarkohen në avion nëse nuk janë të pajisur me maska dhe doreza mbrojtëse.
– Në cilësinë e udhëheqësit të këtij operacioni, Ministrja Balluku pas komunikimit me Ambasadorët ka identifikuar se shpesh qytetarët shqiptarë kanë patur probleme me dokumentacion për udhëtim, ndaj ka bërë thirrje që qytetarët të këshillohen me ambasadat vetëm për dokumentet identifikuese.
Akomodimi “Karantinë”
Pas mbërritjes në Shqipëri, shtetasit e riatdhesuar do të shoqërohen në strukturat hoteliere Covid-19 që janë përzgjedhur nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit. Në këto Struktura Covid-19 zbatohen protokollet e veçanta të karantinimit të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë.
Subjektet që kanë pranuar të marrin përsipër këtë detyrë me përgjegjësi të lartë dhe kufij të mirë përcaktuar veprimi, kanë vlerësuar që do ti përgjigjen kërkesave të shtetit shqiptar për sigurimin e karantinës.
Paketa Karantinë “Full Board” 14 ditore përmban:
Shërbimin Full Board (Mëngjes, Drekë, Darkë), me menu ditore me perzgjedhje.
Me cmim fiks të përcaktuar për dhomë (.
Hoteli garanton transfertën me autobus të dedikuar nga Aeroporti në Hotel
Wifi falas
Pajime dhe produkte për higjenën personale dhe higjenen e dhomës.
Në shërbimin tuaj:
Shërbim mjekësor 24 orë
Shërbim Recepsioni 24 orë për çdo emergjencë
Çdo porosi apo nevojë për blerje do bëhet nëpërmjet recepsionit.
ALBANIAN STAR HOTEL
Dhome teke: 7 Euro Rezervo
Dhome dyshe: 14 Euro Rezervo
Dhome dyshe ( 2+1 fëmijë deri 6 vjeç ): 14 Euro Rezervo
Dhome treshe: 21 Euro Rezervo
Dhoma katërshe : 28 Euro Rezervo
● Fëmijët deri ne 6 vjeç janë pa pagesë dhe do të akomodohen në dhomë dyshe (2+1) në krevat me prindërit.
● Fëmijët nga 6 deri 12 vjeç do të akomodohen në dhomë treshe me krevat të ndarë.
IBIZA HOTEL
Dhomë teke: 7 Euro Rezervo
Dhomë treshe: 21 Euro Rezervo
Apartament 2 dhoma : 28 Euro Rezervo
● Fëmijët nga 6 deri 12 vjeç do të akomodohen në dhomë treshe me krevat të ndarë.
Për çdo paqartësi apo informacion të mëtejshëm drejtohuni në numrat e kontaktit:
• Informacion për Rezervimin e Hotelit: +355 69 704 5012
• Informacion për Hotelin dhe kushtet: +355 67 206 1003
• Informacion për Udhëtimin/ Biletën e Fluturimit:
+355 4 22 46 000
+355 69 80 47 619
+355 69 80 47 625
+355 69 80 47 633
• ose në e-mail: [email protected]
Ju falendërojmë!
E-Diaspora
-
Berlin
Rinia shqiptare në Berlin organizon për herë të parë Albanian Film Festival Të rinj shqiptarë në Berlin, me vetëiniciativë dhe punë vullnetare, kanë sjellë për herë të parë... -
Londër
Lea Ypi prezanton librin “Indignity” në LSE Library -
Siparantum Choir nga Kosova dhe ARTyn Choir nga Lituania në koncert të përbashkët në Pejë -
Berlin
“Defi i Syriganës” ekspozita e Petrit Halilajt sjell artin bashkëkohor me elemente folklorike shqiptare në Berlin -
Kërkohet 13-vjeçari Eduart Arifi në Radolfzell të Gjermanisë
Jeta në Zvicër
-
Prilli 2026 në Zvicër ndër më të nxehtit në histori Muaji prill i vitit 2026 është renditur ndër më të nxehtit e regjistruar ndonjëherë në Zvicër,... -
Rreziku për mungesë karburanti në Zvicër “shumë i lartë” – paralajmërim për verën -
Banorët në Zvicrën frankofone po humbin shtëpitë -
IKEA kritikohet për çmimet: konsumatorët paguanin më shumë se sa prisnin -
Zvicra nuk është e detyruar të ndajë rezervat e saj të karburantit me fqinjët e saj evropianë













