Kosova
Iniciativa për lejimin e shamisë në shkolla, interpretime të ndryshme në rrjetet sociale
Një jurist dhe një aktivist kanë nisur një nismë për lejimin e bartjes së shamisë në shkollat e Kosovës
Një jurist dhe një aktivist kanë nisur një nismë për lejimin e bartjes së shamisë në shkollat e Kosovës. Kjo nismë ka gjetur mbështetjen edhe në rrjetet sociale.
Përmes iniciativës “#ndryshojeni_ua_për_shaminë”, juristi Durim Berisha dhe aktivisti Liridon Kurti, në fillim të muajit gusht i kanë dërguar një kërkesë Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për të ndryshuar Udhëzimin administrativ, përmes së cilit që nga viti 2010 në shkollat e Kosovës ndalohet bartja e shamisë.
Liridon Kurti që udhëheq fushatën në rrjetet sociale, thotë për Radion Evropa e Lirë se “diskriminimi që ka ndodhur ndaj vajzave me shamia në shkolla”, ka qenë motivimi kryesor për këtë fushatë, përcjell Albinfo.ch.
Ai ka thënë se është tentuar të ndryshohet Udhëzimi administrativ dy-tri herë, mirëpo për fat të keq prapë po keqpërdoret, po keqinterpretohet prej individëve dhe prej institucioneve.
Udhëzimi administrativ flet për veprimet e ndalura të nxënësve në shkolla, në mesin e të cilëve është edhe ndalimi i “bartjes së uniformës fetare”. Në udhëzim nuk definohet se çfarë nënkuptohet me “uniformë fetare”.
Kjo pjesë teksti u ka shërbyer në disa raste drejtorëve të shkollave dhe drejtorive të arsimit nëpër komuna që të pengojnë pjesëmarrjen në mësim për vajzat që bartin shamia. “Disa drejtori të shkollave dhe disa arsimtarë po e keqpërdorin këtë Udhëzim administrativ”, thotë Kurti.
Megjithatë Kurti thotë shumica e vajzave që bartin shami vazhdojnë të ndjekin rregullisht mësimet nëpër shkollat e mesme të Kosovës, pa pengesa.
Për lejimin e shamisë në shkolla opinioni publik në Kosovë është i ndarë. Në një pyetje që REL-i ka postuar në platformën “Jo në emrin tim” qytetarët kanë dhënë komente të ndryshme.
“Jo, pasi që shumica janë të manipuluar dhe nuk e dinë se çfarë po bëjnë”, shkruan një komentues.
Por, as ata që përkrahin lejimin e shamisë në shkolla nuk janë të paktë.
“Nuk duhet as të shtrohet si çështje. Besimi është e drejtë themelore, duhet të shqetësohemi çka kemi në kokë jo mbi kokë”, shkruan një komentues tjetër.
Ndalimi i bartjes së shamisë në shkolla kishte nxitur reagime të ashpra në Kosovë në vitin 2010.
Në të kaluarën janë organizuar edhe protesta para institucioneve, duke kërkuar shfuqizimin e Udhëzimit administrativ që ndalon bartjen e shamisë në shkollat e Kosovës./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Amerikë
Alban Dervishi, shqiptari që komandon anijen luftarake amerikane USS Pearl Harbor, vjen në Kosovë Oficeri i Marinës Amerikane me rrënjë shqiptare qëndron në Kosovë... -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Itali
Ambra Marku ngjitet në skenën e Sanremos, 12-vjeçarja përfaqëson Shqipërinë në “Ariston” -
Gjermani
“Reporting House” sjell në Mynih kujtesën e luftës në Kosovë -
Aeroporti i Prishtinës shënon rritje të fluturimeve dhe udhëtarëve
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane










