Lajme
Instagram ofron opsione të reja me AI
Shefi i Instagramit, Adam Mosseri njoftoi se së shpejti do të vijnë veçori të reja të AI që do t’ju lejojnë të ndryshoni “pothuajse çdo aspekt” të një videoje përmes komandave me tekst.
“Ne jemi duke punuar në disa mjete vërtet emocionuese të AI për ju krijuesit e videove. “Shumë prej jush e bëjnë përmbajtjen e mahnitshme që e bën Instagram atë që është dhe ne duam t’ju japim më shumë mjete për t’ju ndihmuar të realizoni idetë tuaja,” tha Mosseri.
Funksionet e reja u prezantuan në një video, transmeton “Tech Crunch”.
Në një skenë, një pamje e Mosserit nga një zyrë me një pulovër gri ndryshon për të treguar malet e mbuluara me borë në sfond, dhe ai ka veshur një xhaketë të bardhë dimërore, për t’u kthyer në një version të animuar të tij në skenën tjetër.
Karakteristikat do të mundësohen nga modeli Movie Gen AI i Metës, i cili u prezantua për herë të parë në tetor.
Meta tha në atë kohë se Movie Gen nuk do të ishte publikisht i disponueshëm për të gjithë përdoruesit dhe njoftimi i sotëm zbulon se mjetet e reja synojnë kryesisht krijuesit e përmbajtjeve në Instagram, përfundon portali i teknologjisë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Vapa ekstreme rrit ndjeshëm rrezikun e vdekshmërisë te të moshuarit në Zvicër Gjatë valës së fundit të të nxehtit në Evropë, Franca, Belgjika dhe Holanda raportuan të paktën... -
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë













