E-Diaspora
Interesim i madh për “Javët e Kulturës Shqiptare” në Austri
Në hapjen e “Javëve të Kulturës Shqiptare në Austri”, morën pjesë përfaqësues së Ambasadës së Shqipërisë dhe të Kosovës në Vjenë, përfaqësues të Ministrisë së Diasporës së Republikës së Kosovës dhe shumë mysafirë, shqiptarë e austriakë
„Javët e Kulturës Shqiptare në Austri“ kanë nisur me hapjen e ekspozitës “Muscle Memorie” të krijuesit shqiptar nga Kosova, Jakup Ferri. Hapja solemne u mbajt me 17 nëntor në Gebietsbetreuung të Vjenës.
“Këshilli Koordinues i Shoqatave Shqiptare në Austri, në bashkëpunim me shoqatat tjera shqiptare të cilat veprojnë në shtetin austriak dhe përkrahjen e partnerëve të ndryshëm, ka bërë të mundur që të ofrojë aktivitete nga më interesantet dhe më të larmishmet me qëllim përfaqësimin dhe prezantimin denjitoz të kulturës shqiptare dhe njëherësh integrimin e komunitetit tonë në Austri”, ka theksuar për albinfo.ch, Ermal Vejsa, një nga organizatorët e KKSHSHA-së.
Në hapjen e “Javëve të Kulturës Shqiptare në Austri”, të pranishëm ishin rreth 300 veta ndër ta edhe përfaqësues së Ambasadës së Shqipërisë dhe të Kosovës në Vjenë, përfaqësues të Ministrisë së Diasporës së Republikës së Kosovës, përfaqësues të shoqatave shqiptare në Austri, të bizneseve të ndryshme, familjarë dhe të rinj, e mbi të gjitha vërehej prezenca e shtuar e vizitorëve austriakë.
Të pranishmit u pritën me pije dhe ushqime tradicionale shqiptare të sponsorizuara nga kompani shqiptare që veprojnë në Austri, po ashtu edhe me pijen tradicionale austriake verën e vluar.
Pas fjalimeve përshëndetëse nga përfaqësues të Ministrisë së Diasporës dhe nga kryetari i Këshillit Koordinues, Ermal Vjesa, kuratorja e mbrëmjes Stephanie Friedrich prezantoi veprat dhe vet artistin Jakup Ferrin. Veprat e tij u sollën nga Amsterdami, në Vjenë, enkas për këtë aktivitetet kulturor.
Kryetari Vejsa thotë për albinfo.ch se aktivitetet e Javëve të Kulturës shqiptare do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme. “Vlen të veçojmë që më datën 23 nëntor në kinemanë “Urania” në Vjenë do të shfaqen disa filma të përzgjedhur nga festivali internacional i filmit “DokuFest”. Pastaj, më 29 nëntor do të ketë koncert të muzikës klasike me artistët shqiptarë: Mennan Berveniku, Flaka Goranci, Gëzim Berisha, Ferdi Fanaj dhe Lorika Ismajli. Për të vazhduar me datën 2 dhjetor me performancën e balerinit dhe koreografit shqiptar të Operës së Shtetit të Austrisë, Eno Pecit. Ndërsa përmbyllja e të gjitha këtyre aktiviteteve do të bëhet me 9 dhjetor me grupin Offchestra, mbrëmje të cilën të gjithë me padurim po e presim”, thotë ai.
Të gjithë këto aktivitete realizohen falë bashkëpunimit me Ministrinë e Diasporës së Kosovës, Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Austri, Ambasadën e Republikës së Kosovës në Austri, Rrjetin e Bizneseve Shqiptare në Evropë, si dhe shumë firma të tjera shqiptare që veprojnë në Austri, aktivistë dhe vullnetar të Këshillit Koordinues të Shoqatave Shqiptare në Austri.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike Në vazhdën tubimin elektoral me mërgatën shqiptare në Zvicër, Kryeministri në detyrë ndali veçmas te mbrojtja,... -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes Gruaja 53-vjeçare shtetase italiane dhe burri 53-vjeçar shtetas serb po udhëtonin në drejtim të veriut në... -
Kishte kërcënuar me sulm në Eurovision në Bazel – Dëbimi i tij ngre pyetje -
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë
















