Lajme
Interpol konfiskon drogë në vlerë mbi 5 miliardë euro
Në gjithë Amerikën Qendrore dhe Jugore, me bashkëpunimin e 15 vendeve janë konfiskuar armë dhe drogë ilegale në vlerë prej 5.7 miliardë dollarësh, njoftoi sot Interpoli.
Organizata ndërkombëtare e policisë shtoi se autoritetet e Amerikës Qendrore dhe Jugore arrestuan 14.260 persona gjatë operacionit “Trigger IX” midis 12 marsit dhe 2 prillit, raporton Reuters.
“Fakti që një operacion që synonte armët e zjarrit të paligjshme rezultoi në konfiskime kaq masive droge është një provë tjetër se këto krime janë të ndërthurura”, tha Sekretari i Përgjithshëm i Interpolit, Jurgen Stock.
Gjatë operacionit u gjetën 8263 armë zjarri pa leje dhe gati 306000 copë municione, si dhe 203 tonë drogë dhe 372 tonë prekursorë droge.
Sipas vlerësimeve të agjencisë amerikane të kontrollit të armëve ATF, më shumë se gjysma e armëve të gjetura në Amerikën Qendrore e kanë origjinën nga SHBA.
Argjentina, Bolivia, Brazili, Kili, Kolumbia, Kosta Rika, Ekuador, El Salvador, Guatemala, Hondurasi, Meksika, Panama, Paraguaji, Peru dhe Uruguai morën pjesë në operacion.
E-Diaspora
-
Austri
Ansambli “Hasan Prishtina” sjell festën e Pavarësisë së Kosovës në Austri Këngë dhe valle shqiptare për Pavarësinë e Kosovës në Kapfenberg dhe Graz... -
Promovim libri: Ismail Syla “Ëndërr në zarf” -
Komuniteti shqiptar në Çikago organizon ekspozitë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Vjenë
Në Vjenë, Ibrahim Çunaku shembull suksesi i shqiptarëve në shëndetësi -
Çikago
Shqiptari nga Kosova humb jetën tragjikisht gjatë skijimit në Çikago
Jeta në Zvicër
-
Debat në Thurgau: A duhet bërë publike vendndodhja e radarëve të shpejtësisë? Në kantonin zviceran të Thurgaut po diskutohet nëse duhet publikuar vendndodhja e radarëve të shpejtësisë. Partia... -
Stuhi dhe dëborë në Zvicër: Ndryshimi i motit sjell reshje të mëdha -
Solothurni voton për rritjen e pagesave për fëmijët -
Mania e Matcha-s pushton Zvicrën frankofone -
Policia e Vaud-it zgjeron përdorimin e pistoletave elektrike










