Kosova
Intervista e Ramës për mediat serbe: Serbia duhet ta njohë Kosovën
“Shqiptarët në Shqipëri dhe Kosovë janë vëllezër që tani jetojnë në dy vende të ndryshme dhe duhet të bashkohen”, kështu ka thënë kryeministri Edi Rama, në një intervistë për median serbe TV Pink. Rama thotë se është për një rajon pa kufij.
“Nuk e dua kufirin me Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë, Serbinë. Duhet të punojmë për ta bërë atë të ndodhë”, tha Rama.
“Nevoja për pajtim është e pashmangshme, dhe sa më shumë Serbia vazhdon të besojë në këtë ëndërr se kjo nuk ka ndodhur ose se ajo mund ta parandalojë atë, do të jetë më e dhimbshme për të gjithë”, tha Rama, raporton Telegrafi.
Sipas tij, Serbia duhet të përballet me realitetin dhe të pranojë se Kosova është shtet i pavarur dhe i lirë, përcjell albinfo.ch.
Rama tha se ai kurrë nuk foli për të ashtuquajturën Shqipëri e Madhe dhe se është termi i hartuar për t’u përdorur kundër shqiptarëve.
Ai tha se besonte se serbët dhe shqiptarët mund të bënin për Ballkanin çfarë bëri Franca dhe Gjermania për Evropën.
Në një pjesë të intervistës, ai foli edhe për simbolin e shqiponjës me dy koka, duke thënë se kjo nuk do të thotë asgjë të keqe për të tjerët dhe se është një simbol i njohjes së shqiptarëve.
E-Diaspora
-
Ora App dhe zgjidhja që po u kursen kompanive qindra franga në muaj në Zvicër Për më shumë se një dekadë, mijëra punëtorë në Zvicër kanë filluar dhe mbaruar punën me... -
Marigona Uka punësohet në Microsoft si Specialiste e Cloud dhe IA -
Finlandë
Rina Januzi, artistja shqiptare nga Kosova që po shkëlqen në Finlandë -
Mbrëmje falënderimi për kontribuesit e manifestimit “Kurora e Lirisë” -
Deputetët e SVP-së, me mocion rreth xhamisë së planifikuar shqiptare në St.Gallen
Jeta në Zvicër
-
Policia e Vaudit intensifikon kontrollet ndaj automjeteve me zhurmë të tepërt Policia kantonale e Vaudit në Zvicër po shton aksionet kundër automjeteve që shkaktojnë zhurmë të tepërt,... -
Deputetët e SVP-së, me mocion rreth xhamisë së planifikuar shqiptare në St.Gallen -
Gjithnjë e më shumë zviceranë po mbajnë pula në shtëpitë e tyre -
Pse martesa me një zviceran nuk garanton shtetësinë -
Qeveria zvicerane do të forcojë sigurinë në rrugët më të rrezikshme












