Kuriozitete
iPhone 12, këto janë të gjitha detajet e modeleve të reja
Informacionet e fundit të lëshuara nga kompania Apple zbulojnë detajet e plota të asaj çfarë pritet nga Apple më 13 tetor. Në këtë aktivitet Apple do të prezantojë katër modele të reja iPhone, por gjithashtu edhe një altoparlant HomePod, përcjell albinfo.ch.
Insajderi i njohur si Kang në rrjetin social Kinez Weibo tha se modelet e iPhone janë: iPhone 12 Mini, iPhone 12, iPhone 12 Pro dhe iPhone 12 Pro Max. Të katër modelet kanë teknologjinë 5G, nën-6Ghz dhe mmWave.
Duhet theksuar se ekrani Super Retina XDR që ishte ekskluzivitet vetëm i iPhone 11 Pro, tani do të ofrohet për mbarë linjën. Të katërt vinë me standardin Dolby Vision HDR.
Nga ana tjetër, iPhone 12 mini raportohet me ekran 5.4-inç dhe çmim bazë 699 dollarë. iPhone 12 ka ekran 6.1-in dhe çmim bazë 799 dollarë.
Ndërkaq, iPhone 12 Pro ka ekran 6.1-inç dhe çmim bazë 999 dollarë. Ky model vjen me kamër telefoto 4x dhe sensor LIDAR.
Së fundi iPhone 12 Pro Max ka ekran 6.7-inç me çmim bazë 1,099 dollarë. Ka të njëjtin sistem kamerash me iPhone 12 Pro por ajo telefoto ka zmadhim 5x.
iPhone 12 mini del në shitje në 13 dhe 14 nëntor; iPhone 12 në 16 dhe 17 tetor; iPhone 12 Pro në 16 dhe 17 tetor dhe iPhone 12 Pro Max më 20 dhe 21 tetor.
Përveç telefonëve të rinj, Kang thotë se Apple do të zbulojë karikuesit e rinj wireless “MagSafe”, të cilët funksionojnë edhe me kasat e përshtatura të iPhone. /PCWorld Albanian
Të ngjashme
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel












