Lajme
Irani mbyll hapësirën ajrore për fluturime komerciale për orë të tëra
Irani mbyll përkohësisht hapësirën ajrore mes rritjes së tensioneve me SHBA-në
Irani mbylli për disa orë hapësirën e tij ajrore për fluturimet komerciale herët të enjten, pa dhënë shpjegime zyrtare, në kohën kur tensionet me Shtetet e Bashkuara mbeten të larta, përcjell albinfo.ch.
Sipas udhëzimeve për pilotët, mbyllja zgjati më shumë se katër orë, duke detyruar linjat ajrore ndërkombëtare të devijojnë fluturimet në veri dhe jug të Iranit, i cili është një korridor kyç Lindje–Perëndim. Faqja SafeAirspace bëri të ditur se shumica e transportuesve po shmangin hapësirën ajrore iraniane për shkak të rrezikut të shtuar të sigurisë.
Raportet e mediave tregojnë se mbyllja u hoq më vonë dhe disa fluturime vendase rifilluan pas orës 7:00 sipas kohës lokale.
Ngjarja vjen pas këshillimeve për evakuim të personelit amerikan nga baza ushtarake në Katar dhe pas urdhrit të ambasadës së SHBA-së në Kuvajt për kufizimin e lëvizjeve drejt bazave ushtarake.
Tensionet janë rritur edhe pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump, i cili tha se nuk e ka përjashtuar veprimin ushtarak kundër Iranit, ndonëse theksoi se planet për ekzekutime janë ndalur.
Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi bëri thirrje për ulje të retorikës dhe rikthim në diplomaci, duke theksuar se ajo mbetet një alternativë më e mirë sesa lufta.
E-Diaspora
-
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së Aktivitet i organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Stokholm në kuadër të përkujtimit të... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare: “Through Roots We Rise”, një kapitull i ri në marrëdhënien me diasporën -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin -
Takohen Dredha-Latifi, diskutojnë për bashkëpunimin dhe shërbimin ndaj diasporës në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Spitalet zvicerane mbështeten gjithnjë më shumë te infermierët nga Europa Lindore Mungesa rekord e stafit infermierik shtyn Zvicrën të rekrutojë nga Rumani dhe Bullgari; një e treta... -
Zvicra zbulon dizajnin e kartëmonedhave të reja, në përdorim nga viti 2031 -
Lucern: Rreth 100 vende pune pritet të shkurtohen në Schurter -
Del në shitje ferma më e shtrenjtë në Zvicër, kushton 7.2 milionë franga -
Zvicër
Riola Xhemaili udhëheq Zvicrën drejt fitores në nisjen e kualifikimeve për Botëror










