Lajme

Irani sulmon Izraelin, Katarin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe me raketa dhe dronë

Sistemet mbrojtëse dhe forcat lokale reagojnë për të neutralizuar kërcënimet, ndërsa qytetarët këshillohen të ndjekin udhëzimet e sigurisë.

Izraeli, Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe po raportojnë për sulme të reja me raketa dhe dronë nga Irani drejt territoreve të tyre, përcjell albinfo.ch.

Ushtria izraelite bëri të ditur se sistemet mbrojtëse janë aktive për të penguar goditjet dhe se një mesazh paralajmërues është dërguar tek qytetarët në zonat e prekura.

Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes e Emirateve të Bashkuara deklaroi se mbrojtja ajrore po i përgjigjet kërcënimeve me raketa dhe dronë që vijnë nga Irani, duke kërkuar nga njerëzit që të respektojnë udhëzimet e sigurisë dhe mbrojtjes në zonat përreth.

Ministria e Mbrojtjes e Katarit njoftoi gjithashtu se forcat e armatosura kanë neutralizuar një sulm me raketa që kishte në shënjestër vendin.

Situata mbetet e tensionuar dhe autoritetet lokale paralajmërojnë qytetarët të qëndrojnë vigjilentë dhe të ndjekin masat e sigurisë.