Lajme
Fluturimet e kësaj kompanie nga Aeroporti i Bazelit deri në 1,682% më të shtrenjta
Punimet në pistën kryesore të EuroAirport krijojnë monopol të përkohshëm për kompaninë ajrore, duke sjellë rritje të ndjeshme të çmimeve të biletave.
Biletat e fluturimeve të kompanisë ajrore easyJet nga EuroAirport Basel-Mulhouse-Freiburg janë rritur ndjeshëm për muajt prill dhe maj, duke arritur në disa raste deri në 1,682 për qind më shumë se çmimet e zakonshme, përcjell albinfo.ch.
Sipas raportimeve, udhëtarët që rezervojnë bileta për këtë periudhë po përballen me çmime shumë më të larta, ndonëse kompania njihet si një linjë ajrore me kosto të ulët.
Arsyeja kryesore lidhet me punimet që do të zhvillohen në pistën kryesore të aeroportit nga 15 prilli deri më 20 maj. Gjatë kësaj kohe, pista do të jetë në renovim, duke bërë që rreth 25 kompani ajrore që operojnë zakonisht nga ky aeroport të pezullojnë përkohësisht fluturimet e tyre.
Si pasojë, vetëm easyJet do të vazhdojë të operojë në disa destinacione të përzgjedhura, duke përdorur pistën dytësore më të shkurtër të aeroportit.
Kjo situatë krijon një lloj monopoli të përkohshëm për kompaninë gjatë kësaj periudhe pesëjavore, pasi nuk do të ketë konkurrencë nga linjat e tjera ajrore.
Megjithatë, kompania ka theksuar se rritja e çmimeve nuk lidhet vetëm me mungesën e konkurrencës. Sipas saj, një faktor tjetër është investimi në trajnim të specializuar për pilotët, i përshtatur posaçërisht për operimin e fluturimeve në pistën dytësore të aeroportit.
E-Diaspora
-
Denoncon avokati Koci: Dyshime se një familjeje kosovare iu morën 2000 euro në kufirin Serbi–Kroaci Një qytetar nga Kosova ka pretenduar se është përballur me një rast serioz gjatë kalimit të... -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje -
Gazeta zvicerane NZZ am Sonntag shkruan për GP Aviation dhe për borxhet e pashlyera -
Media zvicerane raporton nga protesta e diasporës shqiptare në Bernë -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit
Jeta në Zvicër
-
Zvicra përballet me turizëm të mbipopulluar pavarësisht subvencioneve Atraksionet kryesore turistike në Zvicra vazhdojnë të jenë të mbingarkuara, edhe pse autoritetet kanë rritur subvencionet... -
Defekt teknik bllokon përkohësisht faqet zyrtare të dhjetëra komunave dhe kantoneve në Zvicër -
Migros hap supermarketin e parë pa staf në Gjenevë, i hapur të dielave dhe gjatë festave -
Gazeta zvicerane NZZ am Sonntag shkruan për GP Aviation dhe për borxhet e pashlyera -
Turizmi i Zvicrës dështon me drejtimin e masave të vizitorëve












